Isco duket se nuk do të bëjë pjesë më tek klubi madrilen.
Isco në kohën kur Zidane ishte trajner, është aktivizuar 29 herë në total , ku në fakt nga 25 ndeshje të luajtura në La Liga, ai ka qënë titullar vetëm 8 herë.
None found
Me ardhjen e italianit Ancelotti ai shpresonte që diçka do të ndryshonte por përsëri e njëjta gjë. Dy ndeshjet e para të La Ligës për këtë sezon , Isco luajti si titullar dhe shkëlqeu por më pas filloi të zbehej ngadalë. Ndeshja e tij e fundit ka qënë në barazimin 0-0 ndaj Villareal në 25 shtator. Më pas Isco pësoi një dëmtim në shpinë dhe në muajin tetor nuk mund të luante.
Pasi u rikuperua Ancelotti e mori në ekip përsëri por duke qëndruar në stol në dy ndeshjet e fundit.
E vërteta është se ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon në Champions League. Treshja e preferuar e Ancelottit është Modric, Casemiro dhe Toni Kroos. Opsionet e këtyre të treve janë Valverde , Camavinga dhe Asensio që me Ancelottin ka filluar të aktivizohet si mesfushor qëndre.
Kontrata e Isco me Real Madrid skadon në qershor të 2022, kështu që pas asaj date ai do të jetë një lojtar i lirë dhe me shumë mundësi ai do të lidhë një parakontratë tani në janar me ndonjë klub tjetër./h.ll/albeu.com
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…