sport

Mesazhi i parë i Ferran Torres si lojtar i Barçës

Ferran Torres është tashmë një lojtar i ri i FC Barcelona. Ish-sulmuesi i Manchester City bëhet nënshkrimi i dytë për këtë merkato dimërore pas Dani Alves, pas marrëveshjes që kanë arritur Barça dhe Manchester City.

Pasi zyrtarizoi nënshkrimin e tij, Barça ka postuar një video në të cilën ndërkombëtari i La Roja dërgon mesazhin e tij të parë si lojtar i Barçës. “Përshëndetje culés, jam shumë i lumtur të njoftoj se sot po i bashkohem këtij klubi të madh. Do të jetë krenari të vesh ngjyrat e kësaj fanelle. Shihemi shumë shpejt“, thotë Ferran Torres.

Sulmuesi  do të prezantohet të hënën e ardhshme në Camp Nou, në një ceremoni me dyer të hapura. Klubi ka njoftuar se do të hapë dyert në orën 10 të mëngjesit. Prezantimi i tij do të bëhet në orën 11 të mëngjesit. /albeu.com

të fundit

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në atdhe, ja kuzat që rëndojnë ndaj tyre (EMRAT)

Policia e Shtetit, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet…

33 minutes ago

Liverpooli fiton falë një 16-vjeçari ndaj Newcastle

Një ndeshje dramatike u zhvillua në “St James’ Park”, ku Liverpool arriti të triumfojë 3-2 ndaj Newcastle Utd, falë një…

58 minutes ago

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet kreu demokrat Sali Berisha

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka folur për organizimin e PD-së me nisjen e…

2 hours ago

“Java shqiptare e modës” – ngjarje që synon të kthehet në traditë në Tiranë

“Albania Fashion Week” vjen në Tiranë. Kjo ngjarje çel një epokë të re, ku tradita dhe inovacioni global bashkohen për…

2 hours ago

Emërohen administratorët e rinj të njësive në Bashkinë Korçë, ndryshime edhe në Devoll ( EMRAT)

Pas dorëheqjeve masive të nënkryetarëve dhe drejtuesve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, në Korçë janë emëruar…

2 hours ago

Aksidenti fatal/ Dy motrat shisnin misra në Sarandë për kurimin e vëllait me leuçemi/ Familjarët shpërthejnë në lot: Na ndihmoni ta shërojmë (VIDEO)

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po…

2 hours ago