Gjermania ka barazuar me Hungarinë (2-2) në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, me gjermanët që kalojnë tutje mes frikës dhe vështirësive.
Hungarezët nuk është pritur tu bëjnë kaq shumë probleme gjermanëve, por që arritën të marrin një barazon, që në fund nuk iu desh asgjë.
None found
Në rastin e parë të mirë në ndeshje, Hungaria arriti të shënojë. Roland Sallai harkoi në zonë te Adam Szalai që me kohë shënoi për 1-0.
Gjermania pas goli u lëshua në sulm duke krijuar dy taste të mira.
Mats Hummels në minutën e 21-të qëlloi shtyllën me një goditje me kokë.
Pas tij ishte radha e Peter Gulascit që të bënte një pritje të mirë pas goditjes së Matthias Ginter.
Gjermania që shihej favorite vuajti shumë në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Gjermania vazhdoi me sulme, ndërsa barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Kai Havertz në minutën e 66-të.
Por nuk vonoi shumë dhe hungarezët barazuan vetëm pas një minute.
Me topin e nisur nga mesi i fushës, Hungaria bëri një aksion të bukur, duke shënuar për 2-1 me Andras Schafer.
Ky rezultat i mbante gjermanët jashtë Kampionatit Evropian, duke bërë që Joachim Loë të fut në fushë pothuajse të gjithë sulmuesit që i kishte në dispozicion.
Pas disa aksioneve të bukura, erdhi goli i vonshëm, pasi në minutën e 84-të, Leon Goretzka gjuan fuqishëm për të shënuan për 2-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Gjermania si e dyta e grupit, kalon tutje.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…