sport

Merret vendimi që pritej në Kupën e Botës, Katari ndalon kategorikisht këtë gjë

Të dielën starton Kupa e Botës, ku vendi pritës Katari do të ndeshet me Ekuadorin, por vendi pritës po i bën presion FIFA-s që të ndalojnë kategorikisht shitjen e birrës në stadium.

Shitja e alkoolit kontrollohet rreptësisht në Katar, por do të jetë e disponueshme në zonën menjëherë jashtë vendeve të ndeshjeve dhe zonave të tifozëve, si dhe brenda hoteleve.

Të lidhura

None found

Budweiser një nga sponsorët më të mëdhenj të FIFA-s, iu tha të shtunën të zhvendoste tezgat që shesin produktin e saj në stadiume në vende më pak të njohura.

The Times raporton se Katar 2022 tani dëshiron të shkojë edhe më tej dhe se diskutimet janë duke vazhduar midis FIFA-s dhe Budweiser.

Një vendim pritet të premten, por besohet se birra mund të ndalohet nga të gjitha stadiumet.

Budweiser mbetet një nga partnerët kryesorë të FIFA-s dhe nëse i mohohet mundësia për të shitur birrë ose për të pasur ndonjë shikueshmëri në ndeshjet e Kupës së Botës, atëherë organi drejtues i futbollit do të shkelte një kontratë shumë milionëshe.

Në përgjigje të kërkesës për të zhvendosur pikat e saj, AB InBev tha për Sky News: “AB InBev u informua më 12 nëntor dhe po punon me FIFA-n për të zhvendosur pikat e koncesionit në vendndodhje sipas udhëzimeve. Ne po punojmë me FIFA-n për të sjellë përvojën më të mirë të mundshme për tifozët. Fokusi ynë është të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme për konsumatorin në rrethanat e reja.”

Nëse ndalimi i birrës vazhdon, i vetmi vend ku tifozët do të mund të pinë alkool do të jetë në një park të caktuar fansash, ku Budweiser tashmë ka zbuluar se një pije 500 ml do t’u kushtojë fansav 11,60 paundë.

Disa bare hotelesh zakonisht paguajnë rreth 12-15 paundë për një birrë ose një gotë verë./ h.ll/albeu.com

 

të fundit

Apple nxjerr iOS 26.5.2, përdoruesit e iPhone këshillohen ta instalojnë pa vonesë

Apple ka publikuar një përditësim të ri të sigurisë për iPhone, i cili rregullon 29 dobësi në sistemin operativ. Nëse…

7 minutes ago

Samsung zbulon datën e “Unpacked”, priten risitë e reja për linjën Galaxy

Samsung ka konfirmuar datën e eventit të radhës “Unpacked”, ku pritet të prezantojë pajisjet e reja më vonë këtë muaj.…

8 minutes ago

Anglia e Norvegjia përballen sërish, ndërsa jehona e Bjorge Lillelien vazhdon të bashkojë historinë e tyre

Anglia dhe Norvegjia do të përballen në çerekfinalet e Kupës së Botës në Miami të shtunën, në një duel që…

9 minutes ago

Apple dështon në gjykatë kundër rregullave të BE-së për App Store dhe iOS

Apple humbi të mërkurën në gjyq kundër rregullave të konkurrencës së Bashkimit Evropian, pasi gjykata e dytë më e lartë…

9 minutes ago

Lituania dhe Estonia paraqiten në samitin e NATO-s si pjesë e “klubit të 5%” me nivele rekord të shpenzimeve për mbrojtjen

Në samitin e NATO-s, Lituania dhe Estonia morën vëmendje duke u vetëprezantuar si anëtare të “klubit të 5%”, një grup…

9 minutes ago

Ljutkov: Dokumentet e buxhetit nuk interpretohen sipas partisë dhe as nuk mësohen përmendësh

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov reagon ndaj pretendimeve të bëra gjatë diskutimit në seancën e Komitetit të Ribalancimit…

16 minutes ago