Ditën e sotme është vendosur më në fund data e parë e mundshme për të luajtur ndeshjen mes Bolonjas dhe Interit e cila ishte në program për t’u luajtur në datën 6 janar, por që u shty në një datë të pa përcaktuar për shkak të problemeve me Covid-19.
Nga ajo çka raporton media italiane “Calcio e Finanza”, dueli mes Bolonjës dhe Interit pritet të luhet më 27 prill.
Zikaltërit e Interit prisnin fitoren 0-3 në tavolinë si pasoj e mos zbritjes në fushë të skuadrës së Bolonjës në ditën e ndeshjes. Rasti është mjaft i diskutuar për shkak të interpretimit të rregullores dhe vendimit që do të merret pritet të jetë përsëri mjaft i diskutuar.
Inter vazhdon luftën për titull kundër “kushërinjve” të Milanit dhe Napolit të drejtuar nga Luçiano Spaleti, dhe ky 3 pikësh ndaj skuadrës së Bolonjës do të ndihmonte skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi në ambiciet për të fituar përsëri Skudeton dhe për të vendosur kështu yllin e dytë në fanellë si 20- herë kampion të Italisë.
Është mbyllur faza e katërt për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të enjten dhe te premten, është zhvilluar testi…
Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në ambientet e një hoteli të njohur në lagjen Skelë të Vlorës,…
Ylli i futbollit Lionel Messi, do të mbajë një kamër në gjoks, më 3 gusht, kur Inter Majemi të përballet…
Ditën e sotme rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69-vjeçe, banuese në Tiranë, ka humbur…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamerier është…
Zbardhet emri i personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër…