sport

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Marco Reus do t’i ketë në tavolinë dy oferta të mëdha për hapin e tij të ardhshëm në karrierë, para largimit të tij nga Borussia Dortmundi.

Reus do të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit kur të skadojë kontrata e tij, pasi iu bashkua klubit gjerman nga Borussia Monchengladbach në vitin 2012.

Të lidhura

None found

Ai ka shënuar plotë 169 gola dhe ka regjistruar 130 asistime në 426 ndeshje të luajtura në ‘Signal Iduna Park’.

“Kam kaluar më shumë se gjysmën e jetës sime tek ky klub dhe e kam shijuar çdo ditë. Do ta kem të vështirë që të them lamtumirë në fund të sezonit”, kishte thënë Reus.

Është raportuar gjerësisht se Reus ka mbajtur bisedime paraprake me ekipin amerikan St.Louis City.

Në të vërtetë, Reus është një mik i ngushtë i portierit të St.Louis, Roman Burki, i cili kaloi shtatë vite tek Dortmundi para se të transferohej në MLS rreth dy vite më parë.

Sidoqoftë, Sky Germany ka raportuar se përveç St. Louis, Reus ka dy oferta edhe nga Inter Miami dhe Al Nassr që janë të interesuara për yllin gjerman.

Kjo do të thotë se Reus do të duhej të vendoste që të luante përkrah Leo Messit tek Inter Miami, apo përkrah Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr.

Megjithatë, siç shton raporti Reus nuk do të marrë asnjë vendim përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij, pasi momentalisht fokusi është tek finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. /Telegrafi/

të fundit

Peci responds to statements about bombs: Those who threaten bloodshed are criminals

Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…

6 hours ago

Peci reagon ndaj deklaratave për bomba: Ata që kërcënojnë me gjakderdhje janë kriminelë

Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…

6 hours ago

Ilir Daja e minimizon humbjen e dytë radhazi, por Dinamo vijon të jetë krejt e fikur

Ilir Daja U mendua se Dinamo do të reagonte ndaj Teutës në javën e 7-të të Abissnet Superiore, por nuk…

6 hours ago

Following the clashes of October 16, protester recounts understanding with police: “They are Albanians too

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një…

7 hours ago

Katër faktorët që e kanë kthyer PSG-në në kundërshtarin më të vështirë për klubet angleze

PSG është shndërruar në makthin e klubeve angleze në Ligën e Kampionëve. Fitorja e fundit 4-2 ndaj Manchester Cityt në…

7 hours ago

Horoskopi 17 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenje

Dashi Nesër do të keni energji për të nisur gjëra të reja. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe dëgjoni…

7 hours ago