Mbyllja e merkatos së verës nuk ua heq të gjitha shanset klubeve të ndryshme të futbollit për t’u përforcuar, pasi ekziston një numër i konsiderueshëm lojtarësh, madje tepër cilësore dhe me përvojë në nivelet më të larta, që janë pa kontrata dhe mund t’u bashkohen pa asnjë problem ekipeve të ndryshme. Mjafton të përmendet disa emra, për të kuptuar se ka opsione të vlefshme, edhe pas 31 gushtit.
Ata që janë në emergjencë në fazën e sulmit, mund t’i besojnë ende një emri të njohur si Mario Mandzukic, i cili për pjesën e dytë të sezonit të kaluar kishte kontratë me Milanin. Kroati është lojtar i lirë, pra një alternativë e besueshme për të përforcuar sulmin. Edhe Franck Ribery, i cili nuk rinovoi kontratën me Fiorentinën, mbetet i lirë, sikurse Daniel Sturridge, i larguar nga Trabzonspori, Graziano Pelle apo Fernando Llorente e Carloz Tevez.
Klubet që janë në kërkim të elementëve me përvojë në mesfushë, mund t’i hedhin sytë nga Senad Lulic, që mbylli përvojën me Lazion që me 1 korrik, apo Kwadwo Asamoah, që nuk do të vijojë të japë kontribut për Cagliarin. Jack Willshire dhe Javier Pastore gjithashtu mund të jenë vlerë e shtuar për repartin e ndërmjetëm.
Nga mbrojtësit me emër të mbetur pa kontratë mund të përmenden Serge Aurier, Jerome Boateng, Shkodran Mustafi apo Eliaquim Mangala, ndërsa për klubet që kanë nevojë për portierë, emrat të vlefshëm janë Antonio Mirante, u larguar nga Roma, apo Sergio Romero, që mbylli aventurën me Manchester United.
1. Shigjetari Kjo javë për Shigjetarin është një ftesë për t’u rikthyer te ëndrrat e vjetra dhe dëshirat e lëna…
Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të…
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me nënkryetarët e bashkisë Tiranë, drejtuesit politik…
Ish-shefi i Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, e cila…
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur…
Këtë të hënë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes…