sport

Merkatoja u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

Edhe pse merkato në ligat kryesore u mbyllë ditën e djeshme më 1 shtator, ka ende disa emra të njohur të cilët mund të transferohen si futbollistë të lirë.

Po e nisim nga porta, ku spikasin disa emra të njohur si Fraser Forster (37 vjeç), Rui Patricio (37 vjeç) dhe Vicente Guaita (38 vjeç), të cilët kanë përvojë në disa nga ligat kryesore.

Në mbrojtje po ashtu ka disa profile interesante. Emri më i spikatur është Takehiro Tomiyasu (26 vjeç), ish-lojtar i Arsenalit dhe me një vlerë tregu prej rreth 18 milionë eurosh, duke e bërë atë një nga mbrojtësit e lirë më të kërkuar.

Po ashtu Rick Karsdorp (30 vjeç), një mbrojtës i krahut me një të kaluar në Roma, Kurt Zouma, ish-lojtar i Chelsea-t dhe West Ham-it, dhe Sergio Reguil0n, një mbrojtës i majtë i cili ka luajtur më parë për klube si Real Madrid apo Tottenham.

Mesfusha po ashtu ka disa emra që nuk duhen nënvlerësuar, duke filluar nga Marko Pjaca (30 vjeç), Lorenzo Insigne (34 vjeç), Nathan Redmond (31 vjeç) dhe Anwar El Ghazi (30 vjeç).

Sulmi ka një listë shumë tërheqëse ku emri që bie më shumë është ai marokenit Hakim Ziyech (32 vjeç), Kelechi Iheanacho (28 vjeç), me një të kaluar te Manchester City dhe Leicester City, dhe mund të jetë ende vendimtar në ligat e nivelit të lartë.

Emmanuel Dennis (27 vjeç), një sulmues nigerian me periudha të mira te Watford dhe Nottingham Forest, është gjithashtu në kërkim të një ekipi. Karl Toko Ekambi (32 vjeç), ish-lojtar i Olympique Lyonnais dhe Villarreal, i cili sjell shkathtësi sulmuese.

Francezi Wissam Ben Yedder (35 vjeç), me një karrierë të suksesshme te Sevilla dhe Monaco, mbetet i disponueshëm po ashtu, dhe Patrick Bamford (31 vjeç), sulmues anglez që shkëlqeu te Leeds United, pret një mundësi të re.

të fundit

Horoskopi 3 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita sjell disa çaste të ngrohta dhe mundësi për…

4 hours ago

Shpërthim i fuqishëm në Pakistanin jugperëndimor, të paktën 9 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën 9 persona kanë ndërruar jetë e rreth 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një shpërthimi…

4 hours ago

“Greqia po vdes”/ Elon Musk ‘shqetësohet’ për krizën demografike në vendin fqinj

Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen…

4 hours ago

“Është në prag të një lufte civile”/ Vuçiç për deklaratat e Pllenkoviç: Ai po synon që ta dëmtojë imazhin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviç, se Serbia është në prag të një…

4 hours ago

Zbulohen bisedat, si e ‘fundosën’ ish drejtorin e SHISH lojërat e fatit të të birit

Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të…

5 hours ago

“Lojëra lufte” në Baltik/ Stërvitje paralele ushtarake midis Gjermani – NATO dhe Rusi – Bjellorusi

"Putini po na vëzhgon. Ne duam frenim, jo ​​përshkallëzim." Ky është mesazhi i Inspektorit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura…

6 hours ago