Reali Madridit është gati që të bëjë një merkato të çmendur në verën e 2022. Revolucioni te ekipi më i titulluar në Europë pritet të fillojë me sigurimin e shërbimeve të pesë lojtarëve të rëndësishëm, të cilët prej kohësh janë pjesë e planit të Ançelotit.
Me afrimin e merkatos së janarit, Reali po bën gati planet për lojtarët që do të bëjnë pjesë në ekip. Por duket se Florentino Perez nuk është gati të bëjë shpenzime në dimër. Kështu që klubi madrilen mendon që shpenzimet të bëhen në merkaton e verës, që ekipi të jetë gati për sezonin 2022/2023.
Sipas mediave spanjolle, emrat që të cilët kërkohen nga Ançeloti janë Kilian Mbape, Pol Pogba, Antonio Rudiger, Xho Gomez dhe Pau Torres. Dyshja franceze, Mbape-Pogba, kanë shprehur prej kohësh që duan të jenë pjesë e ekipit madrilen dhe duket se në këtë verë, ëndrra e tyre mund të bëhet realitet. Gjermani i Çelsit, Rudiger, nuk mendon të rinovojë me kampionët e Europës dhe dëshiron të luajë në një ligë tjetër ku ndoshta mund të mbyllë dhe karrierën.
Xho Gomez nga ana tjetër gjithashtu mendon të largohet nga Premier Liga. 24-vjeçari nuk e ndjen më veten si pjesë e Liverpul, sepse nuk arrin të gjejë dot hapësirat që ai kërkon. Ndërsa Pau Torres ishte objektivi i Realit që merkaton e kaluar dhe duket se dhe spanjolli dëshiron të bashkohet me Realin.Gjithashtu nga ekipi priten të largohen dhe disa lojtarë me emër të cilët nuk janë më pjesë e teknikut italian, Karlo Ançeloti.
Këngëtarja Lore, ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka ndarë disa…
Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, ka vrarë…
Ditën e sotme, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, policia e Tiranës, ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur…
Këtë të premte, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe…
Pak më parë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e Kombionatit. Sipas informacioneve, raportohet se si pasojë…
Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë…