Benjamin Mendy dha dëshminë e tij për herë të parë në Chester Crown Court të hënën pasdite, pothuajse tre muaj pasi ai doli në gjyq për tetë akuza për përdhunim.
Futbollisti 28-vjeçar i Manchester City, i cili u shpall i pafgajshëm për një akuzë për përdhunim në shtator dhe mohon shtatë akuza të tjera për përdhunimm, një akuzë për tentativë përdhunimi dhe një akuzë për sulm seksual.
None found
Ai gjithashtu i tha gjykatës në mënyrë të sinqertë se për të nuk ishte e vështirë të flinte me shumë femra për një natë dhe ishte një gjë normale për të. Mendy tha gjatë marrjes në pyetje se që nga momenti që ai u transferua në Angli, mesazhet u 10 fishuan, ku femrat fillonin t’i shkruanin vet dhe të kërkonin takime private me të.
Ai është pyetur nga trupi gjykues për këtë situatë dhe ai tha se nuk kishte qenë ndonjëherë kaq e lehtë për të që të flinte me shumë femra çdo ditë.
“Mënyra se si vinin femrat për t’u takuar më ka habitur sepse nuk e kisha përjetuar kurrë më parë këtë gjë. E di që nuk jam Brad Pitt, pasi ato nuk vinin të flinin me mua për shkak të pamnjes time, por për shkak të futbollit dhe si rrjedhojë, vinin dhe gjërat e tjera.
Unë nuk kam detyruar asnjëherë askënd nga femrat për të bërë seks. Ne takoheshim, bisedonim dhe binim dakort të dy që të kryenim marrëndhënie. Unë nuk kam bërë asnjë krim, nuk kam detyrar njëri dhe të gjitha femrat kanë qenë mbi moshën e lejuar”, është shprehur Mendy./ h.ll/albeu.com
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe…
Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në…
Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…
BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…
Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…