Mesfushori Anis Mehmeti, nuk mori asnjë minutë kundër Polonisë, por pavarësisht kësaj, ai shpreh keqardhjen për humbjen e Kombëtares.
Ndër të tjera, ai deklaroi se kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë, ndërkohë që vlerëson maksimalisht miqësoren me Ukrainën.
None found
“Normalisht që jemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje.
Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj, do të jap maksimumin në çdo moment. Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, u shpreh Mehmeti nga Valencia për FSHF TV.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur, një…
Një postim i vjetër i Selina Bollatit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen e publikut, teksa shumë ndjekës po e…
Shtetasi Fadi Alwan, 49-vjeç me origjinë nga Libani që vrau me thikë vajzën e tij, Rayyan Alwan, në Tiranë, nuk…
Pas një serie sulmesh me mesazhe mashtruese që përdorin emrin e Postës Shqiptare, policia dhe institucioni i postës u bënë…
Pranvera rikthen situatën problematike të zjarreve. Djegia e sipërfaqeve bujqësore për hapjen e parcelave të reja ka shkaktuar disa raste…
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se…