sport

Më shumë se një vit pa shënuar gol me Argjentinën, Lautaro: Ky problem do të zgjidhet, do ua dëshmoj se e keni gabim

Lautaro Martinez është një nga lojtarët kryesorë të Argjentinës, por prej më shumë se 1 viti e gjysmë nuk po arrin të gjejë rrugën e rrjetës.

Prej nëntorit të vitit 2022 sulmuesi i Interit “agjëron” te kampionët e botës, teksa as në sfidën ndaj El Salvadorit nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës.

Të lidhura

None found

Në lidhe me këtë fakt, argjentinasi ka theksuar se ky është një problem që do të zgjidhet së shpejti dhe se për të e rëndësishme është që të ndihmojë skuadrën në fushën e lojës.

Ndër të tjera nënvizoi se goli do të vijë së shpejti dhe do iu dëshmojë të gjithë kritikëve se e kanë gabim.

“Problemi mund të zgjidhet me qetësi. Mundohem të tregoj vetën në fushë. I lashë njerëzit flasin, nuk më intereson shumë mendimi i tyre, sepse në çdo seancë stërvitore i tregoj trajnerit se jam gjithmonë në dispozicion të ekipit për çdo gjë, duke filluar si titullar, si zëvendësues apo në tribunë.

Punoj shumë për ta veshur këtë fanellë, sepse është më e bukura. Më pëlqen të konkurroj, më pëlqen të jap më të mirën. Ndonjëherë goli nuk vjen, këtë herë u përpoqa shumë, por nuk munda. Do të vazhdoj të shpresoj që në ndeshjen e radhës të kem mundësinë të shënoj, të buzëqesh sërish dhe t’u dëshmoj të gjithë atyre njerëzve që flasin aq shumë për mua se e kanë gabim”, ka përfunduar kapiteni i Interit.

të fundit

Komandanti i KFOR-it mirëpret admiralin Wikoff, i paraqet detajet e angazhimit për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti të hënën Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate…

5 minutes ago

Tragjedi në aksin rural të Lushnjës, përplasen dy makina, njëri prej drejtuesve ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj…

10 minutes ago

Shehaj hits back at Rama: How can he speak of theft when his associates are under SPAK investigation?

Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka folur këtë të martë në Now me Erla Mëhillin lidhur me zhvillimet e…

10 minutes ago

Iran Releases Threatening Video with “Elimination Manual” for Melania Trump and Her Son Barron

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]…

11 minutes ago

Wilson Calls on Serbia to Distance Itself from Moscow and Stop Pressures on Kosovo

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini…

12 minutes ago

Lushtaku declared innocent for the “Drenica” case: Charges were based on false testimonies

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, reagoi pasi është shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin Drenica, si…

12 minutes ago