sport

“Më ndihmoni”, Lewandowski ka një kërkesë për bashkëlojtarët e tij

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ishte një ndër më meritorët që Barcelona mori një fitore me rezultat 3-0 ndaj Atletico Madridit të dielën, për të mbajtur gjallë shpresat për titull në La Liga.

Lewandowski asistoi tek golat që shënuan Joao Felix dhe Fermin Lopez ndërsa edhe vet shënoi golin e dytë për blaugranasit në këtë takim.

Pas kësaj fitoreje Barcelona tashmë renditet në pozitën e dytë në tabelë me 64 pikë, tetë më pak se lideri Real Madrid që ka 72 sosh.

Katalanasit të cilët u kualifikuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, u bënë ekipi i parë që mposhtën Atletico Madridin në ‘Metropolitano’ këtë sezon.

Sidoqoftë, ai në formë shakaje pati një kërkesë në drejtim të Fermin Lopez, Lamine Yamal, Pau Cubarsi dhe të tjerëve.

“Kam nevojë që ata të më ndihmojnë duke më pasuar topin ose duke çuar krosime brenda zonës. E di se më duhet t’i ndihmojë dhe t’i mbështesë lojtarët e rinj, por gjithashtu kam nevojë për ndihmën e tyre që të më pasojnë topin”, ka thënë Lewandowski me shaka.

35-vjeçari numëron 27 paraqitje në La Liga deri më tani këtë sezon, ku ka arritur të shënojë 13 gola dhe të bëjë tetë asistime. /Telegrafi/

të fundit

Dështon seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk arrin të zgjidhet nënkryetari i Parlamentit nga komuniteti serb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.…

3 minutes ago

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy…

22 minutes ago

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…

32 minutes ago

Një “Amerikan” në krye të Kuvendit të Kosovës – Kush është Dimal Basha? (Biografia)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht)  u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…

40 minutes ago

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…

47 minutes ago

Tragjedi në Angli: Çift ndërron jetë në mësimin e parë të fluturimit me helikopter

Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…

50 minutes ago