Atalanta siguroi kualifikimin nga faza e grupeve të Europa League (i duhet edhe një pikë për të siguruar vendin e parë në grup) teksa bergamaskët mposhtën në shtëpi, Sturm Graz me rezultatin 1-0.
Një gol i cili u realizua nga Berat Gjimshiti, i cili falë këmbënguljes në minutën e 50, shkundi rrjetën e austriakëve. Ishte një gol special për mbrojtësin e kombëtares që realizoi pikërisht në ndeshjen numër 200 për Atalantën.
Një paraqitje fantastike e shqiptarit, dhe jo vetëm prej golit të realizuar pasi tashmë 30-vjeçari është shndërruar në liderin e Atalantës. Në notat pas ndeshjes, Gjimshiti ishte lojtari më i vlerësuar, së bashku me Hateboer, duke merituar notën shtatë nga Eurosport.
Gjimshiti, nota 7- “Një gol falë këmbënguljes dhe që rezultoi si goli që vendosi ndeshjen. Gjimshiti tregoi shumë nerv dhe prezencë në zonën e kundërshtarëve. Një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Atalantës”, shkruhej në përshkrimin e Eurosport për paraqitjen e Gjimshitit.
Kjo paraqitje kaq pozitive e Gjimshitit duket se vjen në kohën e duhur para grumbullimit me kombëtaren, teksa Shqipëria në dy ndeshjet e nëntorit pret të vulosë kualifikimin për në Europianin e verës së ardhshme që zhvillohet në Gjermani dhe mbrojtësi është një prej titullarëve të kuqezinjve./ SS
Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…
Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…
Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…
Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…