sport

“Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë

Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos.

Ekipi i Ramadanit u mposht 0 me 3 nga Komo, ndërsa mesfushori shqiptar ka pretendime për golin e parë. Aty ku Niko Paz e goditi me grusht.

Di Françesko është i zemëruar?

“Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi”, tha lojtari shqiptar.

të fundit

Organizonte lojëra fati brenda lokalit të tij, arrestohet i riu në Tiranë

Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar “The Player”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Specialistët…

52 minutes ago

I mori secilit 2500 euro!/ U kap duke transportuar 5 emigrantë ilegalë, arrestohet 35-vjeçarja nga Rrogozhina

Një 35-vjeçare është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Relay”, pasi dyshohet se transportonte emigrantë që synonin të…

1 hour ago

18-vjeçarja u vetëplagos me armë zjarri, arrestohet partneri i saj, Erisjaldo Gjuta

22-vjeçari Erisjaldo Gjuta është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ditën e djeshme. Gjuta është i dashuri i…

2 hours ago

Bordi i Paqes/ “Më ka ardhur ftesa nga presidenti i SHBA-ve për të shkuar në Uashington”, Rama: Shqipëria s’do të kontribuojë me para, por…

Kryeministri Edi Rama zbuloi se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për…

2 hours ago

Rama nga “Flasim” paralajmëron nismën ligjore pas pezullimit të Ballukut, dorëzohet te grupi parlamentar i PS të hënën

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në nisje të podcastit të tij "Flasim" rastin e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda…

3 hours ago

“Nuk jam tradhtar”/ Ish-deputeti i PD tregon bisedën me Ramën, Sula: Më tha që nuk do ju shërbesh vetëm…

Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit Dashnor Sula në një intervistë për Top Channel, zbulon arsyet se…

3 hours ago