sport

Me 200 milionë euro në xhep duke luajtur vetëm tri ndeshje – Neymar i dëmtuar rëndë, por po përjeton festa të çmendura

Neymar po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju që pësoi në tetor ndërsa luante kundër Uruguait në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, ku humbën 2-0.

Neymar iu nënshtrua një operacioni në fillim të muajit të kaluar dhe procedura zgjati katër orë, e ku sezoni ka përfunduar për të.

Në gusht, Neymar kaloi nga PSG te Al Hilal Saudit, ku duhet të fitojë rreth 400 milionë euro në dy vjet.

Ai do të fitojë rreth 200 milionë euro për këtë sezon edhe pse ka luajtur pesë ndeshje.

Neymar ka një gol dhe ka dhënë tre asistime në 386 minuta lojë. Ai do të ndalen në këto shifra dhe ndërkohë Neymar po bën edhe punë të tjera.

Domethënë, Neymar është fytyra e MSC, e cila dominon në fushën komerciale sa i përket pushimeve drejt destinacioneve ekzotike. Futbollisti iu bashkua ekspeditës që nisi nga vendlindja e tij Santos në Rio De Janeiro.

Janë tre ditë në të cilat lundrimi me Neymar do të kënaqë mijëra pasagjerë që blenë bileta të shtrenjta për një pushim në det të hapur.

Disa nga familja dhe miqtë e tij po udhëtojnë me brazilianin. Neymar po kalon një kohë të mirë në këtë lundrim dhe udhëtimi do të shënohet nga tre festa të mëdha, shtojnë mediat braziliane.

Si pjesë e gjithçkaje ka kazino, dyqane të specializuara, boëling, sallë lojërash, park ujor, SPA, palestër dhe oferta gastronomike nga e gjithë bota.

Udhëtimet ku pasagjerët mund të shoqërohen me Neymar kushtojnë nga 1000 deri në 6000 euro dhe zgjasin tre ditë.

Neymar duhet të kthehet në fushë në fund të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

të fundit

Indrit Sefa: Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni, ja kur mund të lirohet Erion Veliaj

Ditën e sotme, juristi Indrit Sefa, ka komentuar çështjen e Erion Veliajt, duke u shprehur se procesi gjyqësor pritet të…

17 minutes ago

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës (EMRI)

Personi që shihni në foto, është oficeri i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, që humbi jetën pas një arresti kardiak,…

47 minutes ago

Luizi përlotet kur dëgjon këngën e Shpat Kasapit në Big Brother

Luiz Ejlli është futur të shtunën në Big Brother VIP Albania 5 për të qëndruar vetëm pak ditë në këtë…

52 minutes ago

Pas Haxhi Shalës, lirohen me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu

Pas lirimit me kusht të Haxhi Shalës, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur lirimin me kusht edhe të Bashkim…

56 minutes ago

“Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë…

1 hour ago

Haxhi Shala u lirua me kusht, Gjykata Speciale jep detaje për vendimin

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë dhënë detaje lidhur me vendimin për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës, i…

1 hour ago