Categories: sport

McKennie tregon takimin e parë me CR7 dhe jetën në Itali: Ai ishte me të brendshme, ketu mi njohin dhe qentë

Lojtari amerikan, Mc Kennie tregon momentin kur u takua me shokun e tij të skuadrës Juve, shkruan Albeu.cm.

“Kur para jush gjeni një nga idhujt tuaj të të gjitha kohërave, takimi në vetvete është i vështirë të harrohet. Dhe nëse kjo ndodh sepse ju bëheni shoku i tij i ekipit, atëherë ndjenja është edhe më e madhe”.

Ëeston McKennie e tregon atë, i cili në një konferencë shtypi nga Shtetet e Bashkuara (për të promovuar playoff-in e MLS) zbuloi se si ishte afrimi i tij i parë me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon:

“Herën e parë kur pashë Ronaldon isha duke hyrë në dhomën e fizioterapistit për të shkuar te mjeku im dhe e pashë atë të dilte me të brendshme. Mendova, “O zoti im! me të vërtetë ai!” Unë bëra gjithçka që munda të sillem normalisht dhe të mos silleja si një një tifoz për të.

McKennie pastaj foli për Italinë: “Të jesh te Juventus do të thotë të jesh në klubin më të madh në Itali tani, kështu që sa herë që shkoj në qytet, gjë që nuk e bëj shpesh, ndalem çdo 10 metra. Më pëlqen të jem jashtë, më pëlqen të bashkëveproj me njerëzit. Por gjithashtu më pëlqen të shijoj privatësinë time. Edhe kur mbaj maskë dhe kapuç, njerëzit akoma më njohin. Në Itali, njerëzit të ndjekin për rreth 200 metra, hyjnë në dyqanet ku po hyn, dhe të bëjnë fotografi. Unë mendoj se është pjesë e profesionit, por është gjithashtu një nga gjërat që ndonjëherë më shqetëson kur dua të jem vetëm, të shijoj një shëtitje ose të nxjerr qentë e mi jashtë. Edhe ata janë të njohur në Itali tani, kështu që është pak e vështirë të dalësh jashtë “. /albeu.com/

të fundit

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

17 minutes ago

Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit? Ja si përgjigjet deputetja e re e PS

Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar  në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…

24 minutes ago

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, mesazhi prekës i kolegëve

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…

29 minutes ago

PD ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin/ Në homazhe dhe kreu demokrat, Sali Berisha

Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…

37 minutes ago

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim për ngjarjen e regjistruar më 30 Korrik…

38 minutes ago

Debutonte me humbje dhe ndryshoi për Europianin, por Silvinjo ka gjetur formacionin fitues te Kombëtarja

Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…

60 minutes ago