Norvegjia e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kosovës me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.
Kosova e nisi ndeshjen mirë, duke kontrolluar gjithçka, por nuk vonoi shumë dhe një aksion i bukur i Norvegjisë zhbllokoi ndeshjen.
None found
Zhvillohej minuta e 15-të, kur David Moller ëolfe harkoi bukur në zonë për ta gjetur Erling Haalandin, i cili me kokë shënoi për 1-0.
Pas golit, Kosova mbeti pa Valon Berishën, që nuk mundi të vazhdojë lojën pas një dëmitmi, ndërsa në vend të tij u fut Albion Rrahmani.
Në minutën e 36-të, Haaland ka mundur të shënojë edhe golin e dytë me kokë, por Visar Bekaj bëri një pritje të madhe duke e dërguar topin në këndore.
Pas pak minutash edhe Elbasan Rashani u largua nga fushë pas një dëmtimi, ku në vend të tij u fut Bernard Berisha.
Martin Odeegard gjuajti bukur në minutën e 40-të, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Kosova kishte dy mundësi në fund me Leart Paqaradën dhe Edon Zhegrovën, por gjuajtjet e tij nuk qëlluan cakun.
Në minutën e dytë shtesë, Zhegrova asistoi te Rrahmani, por goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën. /Telegrafi/
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…