Kombëtarja e Kosovës po luan baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Komoreve pas 45 minutave të para.
Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të ‘Dardanëve’ të cilët po qarkullonin topin me kujdes në kërkim të një rasti për të shënuar.
Sidoqoftë, mysafirët në daljen e vetme të rrezikshme ia dolën të kalojnë në epërsi.
Po luhej minuta e 12-të kur Komoret ia dolën që të realizojnë për rezultatin 1-0 përmes Said Bakarit që realizoi me kokë.
I shpejtë ishte reagimi i Kosovës, të cilët arritën ta barazojnë rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë.
Autor i golit ishte Albion Rrahmani i cili realizoi një gol të bukur për 1-1 në minutën e 19-të.
Pas golit të barazimit Kosova u vu në kërkim të golit të epërsisë dhe e pati një rast të mirë me Meriton Korenicën, por goditja e tij shkoi pranë shtyllës së portierit mysafir.
Duke marrë parasysh insistimin që pati Kosova në pjesën e parë si dhe me disa ndryshime eventuale në të dytën, ‘Dardanët’ do t’i afrohen edhe më shumë fitores.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së…
Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin gjyqësor në ngarkim të dhëndrit të…
Gazetari Mero Baze, ka folur për mandatin e katërt të qeverisë Rama dhe mundësinë e kryeministrit për të ndërmarrë reforma…
Khalil Arslanov, ish-zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, u dënua me 17 vjet burg për akuza…
Një grua 21-vjeçare britanike lundroi 7026 kilometra përmes Oqeanit Atlantik, duke u bërë personi më i ri që e ka…