Pas humbjes së Sevillas me rezultat 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, Sergio Ramos e ndërpreu në gjysmë intervistën e tij pas ndeshjes për t’u konfrontuar me një tifoz në tribuna.
Golat e shënuar nga Mikel Vesga dhe Aitor Paredes ishin të mjaftueshëm pë Athletic Bilbaon që morën tri pikë dhe i shkaktuan Sevillës humbjen e nëntë në ligë këtë sezon.
None found
Sevilla momentalisht gjenden në pozitën e 16-të në elitën e futbollit spanjoll, pozitë kjo larg standardeve të tyre.
Gjatë afatit kalimtar veror, Ramos ishte rikthyer tek ekipi i tij i fëmijërisë pasi i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin.
Sidoqoftë, mbrojtësi legjendar ka mbetur i nervozuar pas përfundimit të ndeshjes.
Duke biseduar për DAZN në një intervistë pas ndeshjes, Ramos e ndërpreu atë në gjysmë për t’u konfrontuar me një tifoz.
“Mbylle gojën dhe trego pak respekt, njerëzit janë duke folur këtu. Ke pak respekt për njerëzit dhe stemën. Mbylle gojën dhe ik”, ishin fjalët e Ramos drejtuar tifozit.
37-vjeçari është paraqitur në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është ndëshkuar me pesë kartona të verdhë si dhe ka marrë një karton të kuq, që do të thotë mesatarisht një karton çdo tre ndeshje.
Ndërkohë, Sevilla ka fituar vetëm tri nga 19 ndeshjet e luajtura në ligë këtë sezon dhe janë vetëm pesë pikë larg zonës së rënies./Telegrafi/
Bayern Munich - Arsenal LIVEAston Villa 0 - 0 VikingBayern Munich 0 - 0 ArsenalBetis 0 - 0 FeyenoordClub Brugge 0…
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar…
Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura…
Presidenti rus Vladimir Putin i tha të mërkurën të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, se vendi i tij…
Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi…
Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë…