Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “Ennio Tardini”, të Parmës, përfaqësuesen e Kilit, në testin e parë zyrtar, para finaleve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani, test, në të cilin pritet të ketë goxha rotacion edhe në rreshtimin e lojtarëve.
Përballja ndaj “La Roja” do të jetë historike për Shqipërinë, teksa për herë të dytë përgjatë historikut të përballjeve të “Shqiponjave” tona do të ndeshemi, me një ekip nga Amerika Latine, me përballjen e parë, që përfundoi me humbjen 0 me 4, nga Argjentina, në miqësoren e vitit 2012, ku për “Bardhekaltërit” shënonin Lavezzi, Messi, Aguero e Tevez.
Në të tillë përballje historike për “Kuqezinjtë”, nuk kishte si të mungonte edhe prania e këtyre ngjyrave, në shkalëlt e stadiumit 22 mijë vendësh, të Parmës, “Ennio Tardini”, teksa deri më tani në tribuna pritet të jenë rreth 15 mijë persona, me tifozët e Kombëtares sonë, që kanë “skuqur” shkallët e “mitikut” italian. /abcnews.al
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…