sport

Mbrëmja gala “Yjet e Sportit 2022-2023”, dy sportistët e Tiranës vlerësohen nga KOKSH si Sportisti dhe trajneri më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala “Yjet e Sportit 2022-2023”, sportistët e Tiranës janë vlerësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Gjithashtu, në këtë mbrëmje gala, u nderuan me çmime disa nga emrat e njohura të sportit shqiptar, duke kujtuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.

Dy sportistët e kryeqytetit, Indrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni dhe veteran i xhudos, Ylli Ujka.

Puna sistematike, këmbëngulja e pjesëmarrja në shumë aktivitete, titujt dhe medaljet e ndryshme u kurorëzuan këtë fundvit me këtë vlerësim.

Kampioni Ylli Ujka deklaroi se Indrtit Çullhaj ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion.

Më vjen ndërmend një shprehje e bërë virale nga Xhek Ma, themeluesi i rrjetit të njohur Ali Baba: “Nëse je 20-30 vjeç, ti duhet të ndjekësh një shef të mirë dhe t’i bashkohesh një skuadre të mirë për të mësuar se si të bësh gjërat mirë. Kur je 30 – 40 vjeç, nëse do të bësh diçka për vetën tënde, bëje. Por kur je 40-50 vjeç, duhet të bësh gjërat të cilat ti je shumë i mirë për t’i bërë. Kur të jesh 50-60 vjeç, harxho kohën tënde duke trajnuar dhe mbështetur të rinjtë për të përgatitur gjeneratën e ardhshme”.

“Jam shumë i lumtur që vlerësimin për xhudistin më të mirë të vitit, t’ia dorëzoj sportisit Indrtit Cullhaj dhe vlerësimin për trajnerin më të mirë për Lutfi Cullhaj.

Dhe duke iu rikthyer shprehjes së bërë virale, jemi të gjithë krenar që Indriti ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion dhe Lutfiu ndërkohë që po jep kontributin e tij për sportin e xhudos, ku ai po bën diçka për të shpalosur talentin e tij dhe që ka dhënë rezultate konkrete”, shprehet Ylli Ujka.

të fundit

Inter-Barça, ​​UEFA për Marciniak: Asnjë problem në arbitrim

Për drejtuesit, lojtarët dhe stafin e Barcelonës, arsyeja kryesore e eliminimit në gjysmëfinale të Champions League nga Interi ka një…

6 minutes ago

Tym i bardhë mbi Kapelën Sistine – Kardinalët kanë zgjedhur Papën e ri

Tym i bardhë është ngritur nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se konklava e kardinalëve ka arritur një vendim.…

7 minutes ago

Xavi dhe rikthimi në pankinë: Do doja të drejtoja në Premier League

Pas largimit nga Barcelona në maj 2024, Xavi nuk është rikthyer ende në stol, por idetë e tij për të…

8 minutes ago

Denoncimi i Këlliçit: Ky është formulari ku punonjësit e OSHEE detyrohen të gjejnë 10 votues për ministrin Ervin Hoxha, SPAK të hetojë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar…

11 minutes ago

Salvador Kaçaj: Non grata e Berishës ka rënë kur Trump fitoi zgjedhjet në SHBA! Në Tiranë, ‘Shqipëria Madhështore’ synon 20 mandate

Kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Salvador Kaçaj, i ftuar në studion e News 24 deklaroi…

23 minutes ago

Spanja detyron ushqime të shëndetshme në shkolla dhe ndalon ushqimet e pashëndetshme

Spanja sapo ka miratuar një ligj të ri për ta bërë ushqimin shkollor më të shëndetshëm. Duke filluar nga prilli…

32 minutes ago