sport

Mbrëmja gala/ Nga ‘Topi i Artë’ tek ‘Talenti i vitit, më të mirët 2023’, të nominuarit për çmimet e FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit,  ka përgatitur gjithçka në detaje për mbrëmjen  gala  “Më të Mirët 2023”, ku do të jetë momenti kulmor i një viti special ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Kjo mbrëmje do të jetë e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani2024”.

Në këtë mbrëmje, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent votimi të udhëhequr nga FSHF e që ka nisur prej kohësh.

Fituesit do të shpallen gjatë mbrëmjes, ndërkohë që po ju njohim edhe me të nominuarit për çdo kategori. Për çmimin “Topi i Artë 2023” të nominuarit janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, ndërsa për “Topin e Artë 2023” për vajza finalistet janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi.

Dy trofetë ‘Këpuca e Artë 2023’ për djem dhe vajza do të shkojnë për golashënuesit më të mirë të vitit, ndërsa për çmimin “Trajneri i Vitit 2023” kandidaturat janë: Mirel Josa, Orges Shehi dhe Edlir Tetova.

“Talenti i Vitit 2023” do të shpallet njëri mes Ledjo Tresës, Ergis Arifit dhe Arlind Kurtit, tre prej lojtarëve të rinj që kanë spikatur këtë sezon.

Ndërsa për çmimin “Talentja e vitit 2023” janë në garë: Rosela Vasa, Klesta Ago dhe Klaudia Borci.

Për çmimin “Arbitri i Vitit 2023” tre të nominuarit janë Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti dhe Enea Jorgji. Në fund, do të zbulohet “Formacioni i Vitit 2023” me emrat e 11 lojtarëve më të dalluar përgjatë vitit për çdo pozicion, të cilët janë përzgjedhur përmes votimit nga gazetarët e emisionet sportive në vend.

Mbrëmja gala do të zhvillohet më 18 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe nis në ora 18:00 me eventin që do të transmetohet direkt në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube dhe në platformën Supersport, që është partneri mediatik i këtij eventi.

të fundit

Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane

Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…

5 hours ago

Alba befason: Kam vendosur të mbulohem

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…

5 hours ago

Dosjet e Epstein, një i burgosur misterioz hyri në qelinë e tij natën që kreu vetëvrasje?

Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…

6 hours ago

Pezullimi i Ballukut nga detyra e zv.Kryeministres, Kushtetuesja publikon vendimin, si argumentohet qëndrimi pro dhe kundër i 8 gjyqtarëve

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…

6 hours ago

Nisën Lojërat Olimpike Dimërore; kryeministri Rama, mesazh urimi për sportistët shqiptarë

Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…

6 hours ago

FOTO/Shqipëria bën parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortina

Delegacioni shqiptar bëri parakalimin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës të zhvilluar në mbrëmjen e 6…

7 hours ago