Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.
Në letrën e tij, kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson mikpritjen dhe përkushtimin e FSHF-së në këtë organizim, duke e cilësuar një eksperiencë të paharrueshme për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe ambasadorët e UEFA-s.
“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë.
Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, – shkruan Presidenti Ceferin.
Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit:
“Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë.
Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”.
Në mënyrë të veçantë, presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues:
“Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore – plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”.
Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për Presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare:
“Faleminderit, Armand. Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.
Dashi Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni…
Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit.…
Donald Trump u shfaq optimist se paqja në Ukrainë është më afër se kurrë gjatë një ceremonie medaljesh në Zyrën…
Ervin Salianji, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, përgënjeshtroi deklaratën…
Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një…