sport

Mbappe zemëroi Neymar dhe Messin me kërkesat e tij, ka mundësi që largimi i argjentinasve të jetë një trill i francezit

Ai nuk kurseu as kostarrikanin Navas. Kylian Mbappe ka zemëruar bashkëlojtarët e tij në PSG, Neymar dhe Lionel Messi me listën e tij të kërkesave për hierarkinë e klubit.

Mbappe zgjodhi të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me kampionët e Ligue 1 në fillim të kësaj vere, me raportet se sulmuesi do të kishte shumë ndikim mbi vendimet e klubit si pjesë e një marrëveshjeje për të zgjatur qëndrimin e tij me ekipin, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Në të vërtetë, emërimi i drejtorit të ri sportiv Luis Campos mund të lidhet me Mbappe, pasi dyshja janë njohur që nga koha e tyre së bashku në Monaco.

Raportohet se ka një element rivaliteti mes Mbappe dhe Messit në Parc des Princes i lidhur me statusin e Neymar, ndërsa lajme të shumta nga dhoma e zhveshjes së parisienëve sezonin e kaluar qarkulluan se Mbappe beson se mikut të Messit i mungon disiplina dhe po e dëmton klubin.

Tani ka dalë se kontingjenti amerikano-jugor i klubit, i udhëhequr nga Messi dhe Neymar, ishin të zemëruar me listën e kërkesave të Mbappes për transferim këtë verë. Mbappe thuhet se e quajti dhomën e zhveshjes së skuadrës “Republika Argjentinase”.

Thuhet se kjo është arsyeja pse klubi ishte kaq i gatshëm të linte Angel Di Maria të largohej si lojtar i lirë këtë verë dhe është gati të lërë një tjetër mesfushor argjentinas, Leandro Paredes. Sulmuesi Mauro Icardi është një tjetër argjentinas për të cilin PSG po kërkon opsione. Mbappe është gjithashtu pas vendimit për të kaluar te Gianluigi Donnarumma në vend të Keylor Navas si portier. /albeu.com/

të fundit

Saimir Korreshi publishes footage from the Ballagat administrative unit: Shocking, you don’t see anything like this even in Gaza—horrifying

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në “Facebook”, një tjetër rast skandaloz në Lushnjë. Korreshi ka publikuar pamje të ambienteve të…

2 minutes ago

Porsche po vlerëson një supermakinë të re mbi 911, me teknologji nga Audi Nuvolari

Porsche po shqyrton mundësinë e zhvillimit të një supermakine të re, e cila do të pozicionohej mbi modelin legjendar 911.…

2 minutes ago

Maserati: The Brothers”, historia e gjashtë vëllezërve bëhet film me yje të Hollywoodit

Historia e gjashtë vëllezërve Maserati, të cilët në vitin 1926 nisën një ëndërr automobilistike nga një punishte në Bolonjë, së…

3 minutes ago

EU expresses readiness to cooperate with the US on Iran and calls for sincere dialogue

Në një deklaratë në kuadër të takimit të G20, BE tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shtetet e…

3 minutes ago

VIDEO/ Igli Tare Spends Three Hours at SPAK, Former National Team Footballer Under Investigation in the “Balluku” Case! What He Told Reporters

Ditën e sotme, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për…

3 minutes ago