Categories: sport

Mbappe zbulon prapaskenat e transferimit te Real Madridi: “Me Perezin komunikuam për 10 vjet

Kylian Mbappe ka treguar se, përpara transferimit përfundimtar në Santiago Bernabeu, kishte qenë në kontakt me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për një periudhë 10-vjeçare.

Të lidhura

None found

Sulmuesi francez u bë pjesë e klubit madrilen në verën e vitit 2024, pasi i përfundoi kontrata me Paris Saint-Germain, duke mbyllur kështu një nga sagat më të gjata në futboll.

Interesimi i Real Madridit për Mbappen datonte që nga adoleshenca e tij. Pavarësisht dëshirës së klubit spanjoll, ai vendosi në atë periudhë ta vijonte formimin në akademinë e Monacos.

Kalimi në Madrid u shty sërish dy vite përpara se të realizohej, kur francezi hodhi poshtë ofertat nga Spanja dhe rinovoi marrëveshjen me PSG-në.

Florentino Perez, megjithatë, nuk u tërhoq nga synimi për ta afruar sulmuesin. Sipas Mbappes, këmbëngulja e presidentit ishte një nga arsyet kryesore që transferimi u konkretizua më në fund.

“Ai është personi që më solli këtu. Përpara mbërritjes sime, ne kishim mbajtur kontakte për 10 vjet”.

“Pavarësisht vendimeve të marra, nëse ato ishin pozitive apo negative për Real Madridin, ai gjithmonë ka treguar mirëkuptim dhe afeksion ndaj meje”.

“Gjithmonë më thoshte se një ditë do të luaja për Real Madridin dhe tani jam këtu, shumë i lumtur. Për këtë arsye, duhet ta falënderoj për gjithçka që ka bërë dhe që vazhdon të bëjë për mua. Ai është presidenti më i mirë në botë”, u shpreh Mbappe për AS.

Ndonëse ende nuk e ka fituar trofeun e parë të madh ekipor me Real Madridin, paraqitjet e francezit në planin individual kanë qenë në nivelin e pritshmërive.

Mbappe e ka fituar trofeun Pichichi në dy raste radhazi, ndërsa me fanellën e klubit madrilen ka regjistruar deri tani 94 gola në 110 paraqitje.

Edhe pse historia e transferimit vazhdoi për një dekadë, sulmuesi këmbëngul se dëshira e tij për të luajtur me Real Madridin nuk ishte vënë kurrë në dyshim. Sipas tij, kalimi nuk u realizua më herët vetëm sepse duhej pritur çasti i përshtatshëm.

“Nëse duhet të jem i sinqertë, për të ardhur te Real Madridi nuk ke nevojë të të bindë askush apo diçka”.

“Gjatë gjithë historisë sime me Real Madridin, dëshira ime ishte të vija, por kjo nuk mund të realizohej. Në futboll ka momente dhe vendime që nuk varen prej jush. Koha është vendimtare, ndaj duhet të prisni derisa çdo gjë të vendoset siç duhet”.

“Njerëzit që më qëndronin pranë e dinin se, në një moment të caktuar, do të dëshiroja të transferohesha te Real Madridi. Nuk kishte asnjë paqartësi rreth vullnetit tim për të ardhur, por kur diçka nuk mund të bëhet, duhet ta pranosh, sepse nuk ke si ta shmangësh”.

“Natyrisht që ndihesh i zhgënjyer, por karriera e një futbollisti lidhet me atë që vjen përpara dhe jo me të kaluarën. Askush nuk kishte nevojë të më bindte për të ardhur te Real Madridi, as Florentino Perez. Gjithçka ishte e qartë”.

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

6 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

6 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

6 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

6 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

7 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

7 hours ago