Categories: sport

Mbappe zbulon ndikimin e Mourinhos te Reali: Kërkon shumë, por nuk dëshiron ta zhgënjesh

Kylian Mbappe ka rrëfyer se si Jose Mourinho po ndikon te Real Madridi, jo vetëm në përgatitjen profesionale të ekipit, por edhe në aspektin psikologjik të futbollistëve.

Të lidhura

None found

Pas fitores 2-1 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve, sulmuesi francez foli për “CBS Sports Golazo”, ku vlerësoi mënyrën e veçantë me të cilën trajneri portugez motivon skuadrën.

Sipas Mbappes, Mourinho di t’i bëjë lojtarët të ndihen të rëndësishëm dhe të veçantë, ndërsa njëkohësisht u vendos përpara kërkesave dhe standardeve të larta.

Futbollisti shpjegoi se trajneri u transmeton energji, i mban aktivë dhe i ndihmon të ndihen efektivë në detyrat që kanë në fushë.

Megjithatë, Mbappe nënvizoi se kjo marrëdhënie shoqërohet edhe me presion të madh, pasi Mourinho kërkon shumë prej secilit lojtar dhe sjell pritshmëri të larta si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Sulmuesi i Real Madridit veçoi gjithashtu ritmin intensiv të seancave stërvitore dhe komunikimin e pandërprerë mes trajnerit dhe ekipit.

Ai tha se futbollistët e dinë qartë se çfarë synon Mourinho, në cilin drejtim dëshiron ta çojë skuadrën dhe çfarë pret prej tyre.

Mbappe u ndal edhe te besimi që tekniku portugez u jep lojtarëve, duke theksuar se kjo i shtyn ata të japin maksimumin në ndeshje.

Sipas tij, kur një trajner të përcjell besim dhe pasion, lojtari nuk dëshiron ta zhgënjejë. Përkundrazi, ai përpiqet të japë më të mirën nga vetja në fushë.

të fundit

I mori jetën babait duke e mbytur me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të nënën që fshehu krimin

Prokuroria e Fierit,  ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy shtetase, nënë e bijë, të përfshira në vrasjen…

8 minutes ago

Young people demand his resignation!

Media greke “Protothema”, i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke vënë në fokus akuzat për dhunë policore, kallëzimin…

13 minutes ago

Kryeministri Peter Magyar pret presidenten Shiroka Pula në Budapest

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë…

13 minutes ago

Around 500 democrats from the southeast expected to join PD protest in Tirana

Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci,…

13 minutes ago

Kompanyt i këshillohet një periudhë më e gjatë pushimi

Të premten pasdite, trajneri Vincent Kompany u rrëzua në stol gjatë një seance stërvitore të ekipit rezervë të Bayern Munich…

14 minutes ago

Alarm in Washington over threats from Tehran as intelligence raises concerns about plots targeting US officials

Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëron për intensifikimin e përpjekjeve të Iranit për të goditur personelin amerikan në Lindjen e Mesme…

14 minutes ago