Kylian Mbappe ka fituar për herë të parë në karrierë çmimin “Onze d’Or”, pasi siguroi 48.2 për qind të votave të më shumë se dy milionë pjesëmarrësve në faqen e revistës “Onze Mondial”.
Francezi, i cili aktivizohet te Real Madridi, la pas në renditje Joao Nevesin me 11.9 për qind të votave. Pas tij u pozicionuan Khvicha Kvaratskhelia me 10.8 për qind, Lamine Yamal me 9.7 për qind dhe Ousmane Dembele me 7.5 për qind.
None found
Edicioni i këtij viti përkon me 50-vjetorin e çmimit, i cili ndër vite u është dhënë edhe legjendave si Diego Maradona, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Mbappe pati një sezon të jashtëzakonshëm përpara se të merrte këtë vlerësim. Në La Liga, ai realizoi 25 gola dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi 15 herë me fanellën e Real Madridit. Në total, ai e kaloi kuotën e 40 golave gjatë sezonit.
Paraqitje të rëndësishme ai pati edhe me Francën në Kupën e Botës 2026, ku shënoi 10 gola dhe regjistroi katër asistime. Falë këtyre rezultateve, Mbappe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij turneu, me 22 gola në edicionet e ndryshme, një më shumë se Lionel Messi dhe gjashtë më shumë se Miroslav Klose.
Me triumfin e tij, Mbappe bëhet pjesë e listës së fituesve francezë të “Onze d’Or”, ku më herët kanë qenë Michel Platini, Jean-Pierre Papin, Eric Cantona, Zinedine Zidane, Thierry Henry, Antoine Griezmann, Karim Benzema dhe Ousmane Dembele.
Manchester City ka marrë një lajm të keq, pasi sulmuesi Antoine Semenyo pritet të mungojë për rreth tetë javë për…
Këtë të hënë, protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit, duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e institucionit. Siç shihet në…
Nisi seanca gjyqësore e radhës ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin Ibër-Lepenci në Varagë të Zubin Potokut. Seanca…
Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar paraditen e kësaj të hëne në zonën e…
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me…
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka ulur çmimet e benzinës për 2,50 denarë për litër, ndërsa dizeli dhe vaj i lehtë…