sport

Mbappe pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të Realit, zbulohet rroga e tij mujore

Kylian Mbappé pritet të bëhet futbollisti më i paguar në histori të Real Madridit.

Sulmuesi francez po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, prej nga pritet të largohet gjatë verës që vjen.

Dhe, të gjitha rrugët e çojnë ish-futbollistin e Monacos drejt kryeqytetit spanjoll, ku po e presin krahëhapur “Los Blancos”.

E mediumi francez “L’Equipe” ka dhënë detaje rreth rrogës që mund ta marrë lojtari, një gjë që iu intereson të gjithëve më së shumti, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediumit francez, 25 vjeçari do ta ketë një rrogë të majme mujore mes 2.5 milionë e 3 milionë euro.

Asnjë lojtar deri tash nuk e ka marrë një rrogë të tillë derisa ka luajtur për klubin mbretëror spanjoll.

Ndërkohë, i njëjti medium sot paradite shkroi se PSG-ja po e bën tentimin e fundit për ta bindur Mbappen që të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Parisienët ia kanë ofruar atij një rrogë mujore prej 6 milionë eurosh, pra një herë më shumë se atë të Realit, respektivisht 72 milionë euro në vit.

të fundit

Bayern Munich synon Jules Kounde për krahun e djathtë

Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…

12 minutes ago

Pretendime për bixhoz në kazino gjatë ekskursionit të nxënësve në Monte Karlo

Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…

15 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska: Reduced VAT on fuel extended until October 2026

Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…

15 minutes ago

Albulena Haxhiu calls for a full investigation after double murder in Gjilan

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…

16 minutes ago

Kurti calls on the OSCE to intervene over the rights of Albanians in the Preševo Valley

Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…

16 minutes ago

Let them pay for what they have done to us!” / Signal messages between Vlora Hyseni and Ergys Agasi, two days before his arrest

“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…

17 minutes ago