sport

Mbappe poston mesazh të fshehtë me gjashtë fjalë mes frikës për përfshirjen e tij në Euro 2024

Kylian Mbappe ka postuar një mesazh me gjashtë fjalë në rrjetet sociale pasi pësoi një thyerje të hundës gjatë fitores 1-0 të Francës ndaj Austrisë në Euro 2024.

Ylli francez u përplas me shpatullën e mbrojtësit të Austrisë, Kevin Danso, pasi goditi me kokë në zonën e rreptësisë në fazat e fundit të ndeshjes.

Të lidhura

None found

Ai mori një trajtim të gjerë në fushë, përpara se të merrej vendimi se do të përfundonte ndeshjen.

Më vonë u konfirmua se 25-vjeçari, i cili do t’i bashkohet Real Madridit si transferim i lirë më 1 korrik, kishte pësuar një thyerje të hundës nga përplasja.

Mbappe me shaka u kërkoi mbështetësve në Twitter për sugjerime për një maskë, me kapitenin e Francës që u detyrua të mbante një maskë gjatë pjesës së mbetur të pjesëmarrjes së tij në turne.

Ka pasur raporte tjera se ai mund të humbasë ndeshjen e së premtes kundër Holandës, pasi do t’i duhej kohë për t’u përshtatur me maskën në aksione konkurruese.

Tani, Mbappe ka ndarë një mesazh të shkurtër në Instagram, i cili duket se tregon besimin se ai do të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër Holandës.

“Pa rreziqe, nuk ka fitore..”, ka shkruar ai.

Ndryshe, 25-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në hundën e tij të thyer pas turneut.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago