Kylian Mbappe nuk ka luajtur ende për Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, pasi është prekur nga probleme shëndetësore menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.
Sulmuesi francez iu bashkua ekipit pas angazhimit me përfaqësuesen në Ligën e Kombeve, por u detyrua të ndalojë aktivitetin për shkak të dhimbjeve të forta të stomakut që e penguan të stërvitej dhe të merrte pjesë në ndeshjet ndaj Al Hilal dhe Pachuca.
Sipas raporteve zyrtare nga klubi, Mbappé është diagnostikuar me gastroenterit akut – një inflamacion i stomakut dhe zorrëve që shoqërohet me të vjella, diarre dhe dhimbje të forta barku.
Futbollisti është izoluar në dhomën e tij të hotelit për disa ditë, duke ndjekur një regjim të rreptë ushqimor të përbërë vetëm nga fruta dhe lëngje, ndërkohë që nuk ka marrë pjesë në stërvitjet kolektive.
Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar si serioze nga stafi mjekësor i klubit, sidomos për shkak të humbjes së shpejtë në peshë – mes katër dhe pesë kilogramë brenda pak ditësh – çka ka shkaktuar shqetësim të madh te Real Madridi.
Aktualisht, ylli francez ka filluar të bëjë ushtrime të lehta në palestër, por mbetet ende e paqartë se kur do të rikthehet në formën e duhur fizike për të qenë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso.
Real Madridi do të përballet të enjten në mbrëmje me Salzburgun në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, dhe mbetet të shihet nëse Mbappé do të jetë në gjendje të kontribuojë në këtë ndeshje apo do ta humbasë të gjithë turneun.
Olympique Lyon ka vendosur të apelojë menjëherë vendimin e marrë të martën në mbrëmje nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe…
Me darkën në pallatin Huis Den Bosch dhe çiftin mbretëror holandez si pritës, punimet e Samitit të NATO-s po fillojnë…
I ngarkuari me punë në Ambasadën iraniane në Serbi, Mohammad Mahdi Abadi, e ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç…
Bayern Munichu ka pësuar disfatë në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube. Gjiganti…
Futbollisti brazilian Neymar ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe është e qartë se një rikthim në…
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke kërkuar ndihmë për të rifituar kujdestarinë e…