Kylian Mbappe është i vendosur të largohet nga Paris Saint Germain gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.
Sulmuesi francez ka kërkuar nga klubi i tij që ta pranojë ofertën e Realit për tu transferuar në Spanjë.
Los Blancos kanë ofruar 180 milionë euro për talentin e madh francez, ofertë që ende nuk është pranuar nga PSG.
Megjithatë mediat në Spanjë dhe Francë kanë raportuar se Mbappe tanimë është përshëndetur me të gjithë shokët e tij te PSG.
Pamjet që po qarkullojnë nëpër media shihet Mbappe me një qese që ka mbledhur gjërat e veta dhe po largohej nga qendra stërvitore e PSG-së.
Gjithnjë sipas mediave në Spanjë dhe Francë, zyrtarizimi i francezit te Realit është çështje ditësh, për mos të thënë orësh.PSG pritet ta pranojë ofertë e madrilenëve pasi Mbappe nuk ka pranuar rinovimin dhe në verën e vitit të ardhshëm mbetet lojtar i lirë.
Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në…
Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në…
Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite…
Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së…
Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme…