E ardhmja e Kylian Mbappe është ende e paqartë. Pavarësisht se sulmuesi francez çdo ditë e më shumë është drejt kalimit në “Santiago Bernabeu”, por ende nuk ka një vendim zyrtar për këtë.
Për këtë çështje ka folur edhe Didier Deschamps, me kjëtë të fundit që ka “zbuluar” periudhën kur francezi do të vendosë për të ardhmen e tij. Sipas timonierit të Francës bëhet me dije se gjithçka do të vendoset pas Euro 2024.
“Ndodh që lojtarët në tërësi mund të nënshkruajnë një kontratë me një klub tjetër, ndonëse ende nuk iu ka përfunduar kontrata me klubin aktual. E di që të gjithë janë të fokusuar te e ardhmja e Mbappe, por ai do ta marrë vendimin dhe mbi të gjitha do ta komunikojë atë në momentin e duhur.
Për momentin klubi i tij është Paris Saint-Germain. Kur ai të jetë me ne në mars, ai do të jetë i fokusuar si çdo herë në interesin kolektiv dhe në dy miqësoret që do të duhet të luajmë para Europianit dhe besoj se nuk do të ketë një komunikim për të ardhmen nga Mbappe para EURO 2024, pasi diçka e tillë do të ndikonte te i gjithë ekipi”, ka thekuar trajneri i “Gjelave”. /newsport.al/
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…
DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…
Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…
Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…
Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…
Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…