sport

Mbappe “bye bye”, 11 futbollistët që mund të jenë alternativa e francezit te Real Madridi

Lojtari që aq shumë pritej nga klubi dhe tifozët e Real Madridit, Kylian Mbappe për çudi në fund preferoi të rinovojë kontratën me PSG, me parisienët që i ofruan “çelësat” e klubit në dorë.

Të pafuqishëm për të ndryshuar situatën, “galaktikët” po mundohen ta harrojnë sa më shpejt francezin dhe të nisin punën për një tjetër yll që mund ta zëvendësojë atë edhe pse duket e vështirë të gjesh një të dytë si Mbappe.

Bordi ka pikasur disa emra, ku disa prej tyre janë talente të rinj, por që kanë bërë mirë në klubet respektive dhe disa të tjerë që janë të konfirmuar dhe që mund të transferohen për një të ardhme afat mesme dhe afat shkurtër

Disa nga lojtarët që shikohen për një të ardhme afat mesme dhe afat shkurtër janë: Son Heung-Min (29-vjeç), Robert Lewandowski (33 vjeç), Harry Kane (28-vjeç), Mohamed Salah (29-vjeç) dhe Sadio Mane (30-vjeç).

Lojtarët që mund të zëvendësojnë “në kokë” Mbappen janë: Lautaro Martinez (24-vjeç), Kai Havertz (21-vjeç), Dusan Vlahovic (22-vjeç), Rafael Leao (22-vjeç), Christopher Nkunku ( 24-vjeç), Darwin Nunez ( 22-vjeç).

Nuk dihet se cili prej këtyre futbollistë do të veshë fanellën e Real Madridit, teksa së fundmi zërat janë shtuar rreth ylli të Milanit, Rafael Leao për të cilin klubi “chamartin” është gati të paguajë 120 milion euro. /albeu.com

të fundit

Horoskopi 18 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…

2 hours ago

Lajm i mirë për Kosovën, BE heq masat ndëshkuese, 205 mln euro mbështetje që nga janari 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…

2 hours ago

“Nuk guxon njeri të më përdorë si vegël për çështje alla Ervin”, Grida Duma reagon ashpër: Nuk kam negociuar me Ramën, askush nuk mund të mendojë që bëj pazare me të

Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…

3 hours ago

Vjosa Osmani injoron mungesën e Serbisë në samit, deklarata e përbashkët e BE-së: Po pengoni anëtarësimin e njëri-tjetrit

Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…

3 hours ago

Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…

3 hours ago

Armëpushimi nuk po funksionon, Izraeli sulmon zonën e banuar në Gaza, 10 persona të plagosur

Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…

4 hours ago