Merkaton e verës, që sapo lam pas, mesfushori serb, Nemanja Matic kaloi nga “Verdhekuqtë” italianë, të Roma-s, drejt francezëve të Rennes, për shifrën e 2.5 milionë eurove dhe deri më tani ka arritur të zhvillojë plot 19 paraqitje, në fushën e blertë, ku madje ka regjistuar edhe 3 asistime, në UEFA Europa League.
Mirëpo, duket se këto performanca, nuk kanë mjaftuar për mesfushorin serb, i cili prej disa javësh tashmë është duke këmbëngulur, që të largohet me çdo kusht nga skuadra e tij e re, brende kësaj merkatoj dimri, teksa duket se po kërkon të sforcojë me ngulm, një kalim drejt “gjigantëve” francezë, të Olympique Lyon.
Së fundmi, te Rennes kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku denoncojnë sjelljen e ish-“të preferuarit”, të teknikut, Jose Mourinho, teksa e kanë “dënuar” haptazi sjelljen e tij, e cila nga drejtuesit e klubit francez konsdierohet e papranueshme, sidomos kur vjen nga një lojtar me shumë eksperiencë dhe një kontratë afatgjatë.
“Matic nuk është paraqitur në seancat e fundit stërvitore dhe kjo sjellje është e papranueshme sidomos kur vjen nga një lojtar me shumë eksperiencë dhe që për më tepër është nën kontratë deri në vitin 2025”,- shkruhej në komunikatën e klubit francez. /abcnews.al
Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë…
Ushtria amerikane e ka rrëzuar një dron iranian që “në mënyrë agresive” po i afrohej aeroplanmbajtësit USS Abraham Lincoln në…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra 5 punonjës policie. Blutë sqarojnë, se dy prej këtyre efektivëve, të cilët punonin…
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj asaj që e cilëson si…
Një debat i ashpër ka ndodhur pak orë para fillimit të Prime-t të së martës, ku Rogerti iu drejtua Stenalds…
Gazetarja Klodiana Lala analizoi sot në “Studio24” vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar…