Categories: sport

Matej Delac: Diant Ramaj është një version më pak i mirë i Manuel Neuerit

Portieri boshnjak Matej Delac e ka krahasuar kosovarin Diant Ramaj me gjermanin Manuel Neuer, duke e përshkruar si një version më të dobët të tij.

Delac, i cili aktualisht luan për skuadrën daneze Horsens, ka komentuar aftësitë e gardianit të Copenhagenit. Ramaj pritet të përballet me Cërvena Zvezdën në Beograd, në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Të lidhura

None found

Sipas Delacit, loja me këmbë është ndër pikat më të spikatura të Ramajt, pasi shumë prej aksioneve të Copenhagenit ndërtohen duke nisur nga portieri kosovar.

“Dianti është ndër më të mirët kur bëhet fjalë për lojën me këmbë dhe mund të jetë një armë e shkëlqyer për Copenhagenin kundër Zvezdës”, deklaroi Delac për median daneze “Tipbladet”.

Ai vuri në dukje se kjo aftësi mund të shndërrohet edhe në dobësi, veçanërisht nëse Ramaj merr përsipër rrezik të tepruar me pasimet e tij.

“Nëse e tepron me pasimet, mund të gabojë. Ramaj është një version më i dobët i Manuel Neuerit. Atij i pëlqen të dalë dhe ta lexojë lojën, por kjo është një shpatë me dy tehe”, tha Delac.

Ramaj ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2028, por është huazuar te Copenhageni për shkak të konkurrencës së madhe për vendin e portierit te klubi gjerman.

të fundit

Kovatchev për protestat në Tiranë: Të rinjtë kërkojnë llogaridhënie dhe duhet të mbrohen kur kundërshtojnë pushtetin

Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tiranë, duke kërkuar…

2 minutes ago

Analiza e “The Guardian”: Ekstremi i djathtë po e përdor dhunën për një agjendë autoritare kundër emigracionit

Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura…

10 minutes ago

Këshilltari i Kremlinit: Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën dhe SHBA-në, raundi i ri mund të zhvillohet në nëntor

Presidenti rus Vladimir Putin i tha të mërkurën të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, se vendi i tij…

10 minutes ago

31 years after the disappearance of Remzi Hoxha, family demands full clarification of the case

Bëhen 31 vjet nga rrëmbimi i veprimtarit të çështjes kombëtare, Remzi Hoxha, i cili u mor me forcë nga vendi…

16 minutes ago

Analysts: Kosovo cannot allow Serbia to hold elections on its territory

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, përpjekjet për ta shtrirë fushatën zgjedhore dhe mbajtjen e tyre edhe në Kosovë…

16 minutes ago

Nga diaspora në futbollin kosovar, talentët që zgjodhën Kosovën përpara skenës evropiane

Ëndrra evropiane ka qenë thuajse gjithmonë një ëndërr që ka qëndruar në sirtarët e të rinjve shqiptarë.Jetesa në vendet e…

16 minutes ago