Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka dhënë një intervistë të re për “Calcio Style” duke folur për klubin zikaltër, merkatos dhe kampionatit.
“Për sa i përket Scudettos, çdo të dielë ndryshon situata, por Interi më duket favoriti për ta fituar atë.
Lautaro? Të jemi realist, i ka munguar fati kohët e fundit. Ai i ka të gjitha mjetet e nevojitshme për t’u bërë një sulmues i madh. Ne të gjithë po presim që ai të shpërthej, të japë 100% e tij.
Lukaku tek inter përsëri? Të jem i sinqertë, nuk mund ta di. Edhe Chelsea po përjeton një situatë të çuditshme. Lukaku i ka kushtuar shumë Chelseat dhe nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë për ta lënë të largohet.
Donnarumma apo Dybala? Personalisht do të doja që Interi të transferonte Dybala. Donnarumma është shumë i mirë, por nuk mendoj se do të largohej nga PSG. Ndërsa Dybalan e kam qejf, do të doja ta shikoja me fanellën e Interit”, kështu është shprehur ish-presidenti zikaltër./ h.ll/albeu.com
“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…
Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para…
Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar…
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese. Në…