Tashmë është zyrtare “goditja” e parë e Igli Tares si drejtor sportiv i Milanit. Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i kuqezinjve. Një emër i njohur rikthehet në Milano për të drejtuar skuadrën drejt objektivave madhorë. Rikthim i trajnerit në stolin e “djallit” 11 vite pas eksperiencës së tij të fundit. Për Allegrin një kontratë dyvjeçare (me opsion për një të tretë) me vlerë 5 milionë në sezon plus 2 bonuse.
“AC Milan njofton se i ka besuar menaxhimin teknik të ekipit të parë të meshkujve Massimiliano Allegrit.
None found
I lindur në Livorno më 11 gusht 1967, Massimiliano Allegri, pasi luajti në Serie A me Pisa, Pescara, Cagliari, Perugia dhe Napoli, e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2002. Ai u ul në stolat e Aglianese, SPAL, Grosseto dhe Sassuolo, përpara se të thirrej nga Cagliari në vitin 2008, skuadër me të cilën bëri debutimin në Serie A. Në vitin 2010 ai mbërriti te Milani, me të cilin fitoi menjëherë titullin e 18-të në historinë e kuqezinjve dhe Superkupën e Italisë 2011. Nga viti 2014 në 2019 fillimisht dhe nga viti 2021 deri në 2024 më pas, ai u ul në stolin e Juventusit me të cilin fitoi 5 tituj kampionë në Itali, 5 Kupa Italie dhe 2 Superkupa Italie.
Klubi i uron fatin më të mirë Massimilianos dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…