Gjyqtari Aleksei Matjunin duket se ka vendosur që të bëhet një emër i njohur në arnën ndërkombëtare.
Rusi, pak ditë pasi masakroi Vllazninë ndaj Shiroki Brijeg në turin e parë të Ligës së Konferencës ka tejkaluar vetveten në turin e dytë të këtij turneu.
Nëse ndaj shkodranëve ai nxori dy herë kartonin e kuq, për Krymin dhe Brdariç për protesta, sot ai i ka shtuar koleksionit të tij Europian edhe 3 të kuq të tjerë në arenën ndërkombëtare, në vetëm 10 minuta lojë.
Në ndeshjen mes suedezëve të Elfsborg dhe moldavëve të Milsami, Matjunin u bë protagonist në pjesën e dytë të ndeshjes. Në minutën e 65 ai nxori me karton të kuq Amogui të skuadrës moldave, mes protestave të lojtarëve të kësaj skuadre.
Vetëm 8 minuta më vonë, ai tregoi edhe një herë të kuqin, këtë radhë duke larguar Duijinari po të Milsami. Dhe pa u mbushur 10 minuta nga kartoni i parë i kuq, ai e nxori nga xhepi për herë të tretë, për Bolohan, po për skuadrën e Milsamit.
Kështu, kjo e fundit e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë në fushën e lojës dhe duhet ta cilësojë veten me fat që u mund vetëm me shifrat 3-0 nga skuadra suedeze, e cila shpërdori shumë raste në minutat e fundit të sfidës.
Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat…
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum. Ai dërroi jetë në një hotel në…
Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo, ka vendosur t’i marrë përsipër të gjitha shpenzimet e fëmijëve të bashkëshortes së Diogo…
Një arritje e jashtëzakonshme në kirurgjinë robotike, është arritur me një robot që jo vetëm dëgjon udhëzime verbale, por gjithashtu…
Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, nuk dëshiron të transferohet në Spanjë tek Real Betis. Ai nuk ka pranuar opsionin për të…
Gjatë dimrit, një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept…