Martin Odegaard pritet të firmosë një marrëveshje të re afatgjatë me Arsenalin, bëri të ditur eksperti i transferimeve Nicolo Schira.
None found
Klubi londinez e sheh mesfushorin norvegjez si pjesë qendrore të projektit të tij dhe nuk dëshiron ta nxjerrë në shitje.
Gjatë muajit të kaluar, “Topçinjtë” thuhet se kanë hedhur poshtë disa oferta për 27-vjeçarin, të ardhura si nga klube të njohura evropiane, ashtu edhe nga skuadra të Arabisë Saudite.
Odegaard u transferua te Arsenali në janar të vitit 2021, fillimisht si i huazuar nga Real Madridi, në një marrëveshje prej dy milionë eurosh.
Pas gjashtë muajsh, kalimi i mesfushorit norvegjez në Londër u bë përfundimtar, me një tarifë prej 35 milionë eurosh.
Marrëveshja aktuale e tij me Arsenalin skadon në verën e vitit 2028, ndërsa klubi ka nisur punën për ta zgjatur kontratën përtej këtij afati.
Që prej mbërritjes në “Emirates”, kapiteni i Arsenalit ka regjistruar 242 paraqitje, 44 gola dhe 41 asistime me fanellën e skuadrës.
Edhe në sezonin aktual, Odegaard e ka nisur pozitivisht, duke shënuar katër gola në tetë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…
Autoritetet braziliane kanë anuluar pasaportat e senatorit, Flavio Bolsonaro, pasi ai nuk zbatoi urdhrin e Gjykatës së Lartë për dorëzimin…