Categories: sport

Martial synon rikthimin në La Liga, heq dorë nga oferta milionëshe

Anthony Martial mund të rikthehet së shpejti në kampionatin spanjoll. Sulmuesi francez raportohet se ka avancuar negociatat me Malagën, pasi më parë refuzoi një propozim financiar jashtëzakonisht të lartë nga një klub tjetër.

Të lidhura

None found

Që prej qershorit, 30-vjeçari është pa skuadër, pasi kontrata e tij me klubin meksikan Monterrey u ndërpre me marrëveshje të dyanshme. Martial ishte transferuar atje në qershor të vitit 2025 dhe regjistroi vetëm një gol gjatë 20 paraqitjeve.

Para aventurës në Meksikë, francezi kaloi një sezon me AEK Athinën, ku realizoi nëntë gola në 24 ndeshje. Tashmë, ish-sulmuesi premtues i Manchester Unitedit dhe Ligës Premier kërkon të rimëkëmbë karrierën pas disa vitesh të vështira.

Foot Mercato bën të ditur se bisedimet për kalimin e Martialit te Malaga janë në një fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të firmoset gjatë ditëve të ardhshme. Ky do të ishte rikthimi i tij në La Liga, pas periudhës si i huazuar te Sevilla në sezonin 2021/22.

Vëmendje të veçantë ka marrë oferta e refuzuar nga sulmuesi. Al-Ittihad Tripoli nga Libia i propozoi atij një kontratë dyvjeçare, që përfshinte pagë neto prej 10 milionë eurosh dhe afro 5 milionë euro të tjera si bonus nënshkrimi.

Martial mund të siguronte në total rreth 15 milionë euro deri në vitin 2028, por zgjodhi të mos e pranonte ofertën. Synimi i tij është të mbetet në Evropë dhe të përfshihet në një projekt që do ta ndihmonte të rikthehej në formën e tij më të mirë.

Malaga është ngjitur këtë sezon në La Liga, por pas pesë javëve të para renditet në pozitën e 18-të. Skuadra ka regjistruar tri barazime dhe dy humbje, ndaj afrimi i Martialit do të ishte një përforcim me peshë në përpjekjet për të siguruar mbijetesën.

të fundit

Deputetët e PD-së shkojnë në Kuvend me stemën e UÇK-së në kostume, vendosin në dyer fotografinë e Belinda Ballukut

Këtë të enjte, deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur në Kuvend me një element të veçantë në veshjen e tyre.…

1 second ago

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagon Skënder Gega: Asnjë proces nuk mund ta ndryshojë historinë

Skënder Gega në të majtë dhe ish-krerët e UÇK-sëTë mërkurën u dhanë verdiktet mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,…

8 minutes ago

FOTOLAJM/ Deputetët e opozitës ngjisin fotot e Belinda Ballukut me Ron Yeffet në hyrjen e Parlamentit! Punonjësit e Kuvendit nxitojnë t’i grisin!

Pak kohë më parë, Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet, u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet…

9 minutes ago

Topi i Artë 2026, Mbappe, Yamal, Kane dhe Rodri mes pretendentëve kryesorë

Trofeu për lojtarin më të mirë të sezonit pritet të jetë më i luftuari në vitet e fundit, me disa…

9 minutes ago

Konferenca e Kryetarëve refuzon kërkesën e opozitës për hetimin e KAYO-s, PS: Nuk përmbush standardet kushtetuese dhe ligjore

Konferenca e Kryetarëve, ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar mbi veprimtarinë e kompanisë shtetërore…

11 minutes ago

BIRN: The digital battle of the “Flamingo Revolution,” amid censorship, AI and deepfakes

Protestat e njohura si “Revolucioni i Flamingove” e zhvendosën betejën nga rruga drejt rrjeteve sociale, ku zërat e aktivistëve, gazetarëve…

14 minutes ago