Dasma mes Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada u festua të shtunën më 11 qershor. Të dy kanë qenë bashkë së fundmi, që nga gushti i vitit 2021, por propozimi për martesë erdhi dhjetorin e kaluar.
Futbollisti i Hertha Berlin rezervoi një hotel të tërë dhe u gjunjëzua në një vend romantik për të bërë pyetjen. Gruaja e tretë e Boateng është 30 vjeç dhe një sipërmarrëse, pesë herë kampione italiane e arteve marciale.
None found
Dasma e Boateng dhe Valentina
Kevin-Prince Boateng dhe Valentina Fradegrada thanë po në Toskanë, më saktë në Radicondoli, në kodrat Sieneze. Një ceremoni shumë sugjestive në natyrë, organizuar nga planieri i famshëm i dasmave Enzo Miccio. Boateng dhe Valentina gjithashtu u martuan në metaverse.
Për Boateng është hera e tretë
Ajo me Valentina Fradegrada është martesa e tretë për Boateng. Në vitin 2007 martesa e parë me gjermanen Jenny , e cila e bëri atë baba të vogëlushit Jermaine-Prince, më pas në vitin 2016 bashkimi me Melissa Satta. Tashmë 35-vjeçari e nis nga Valentina, me të cilën shpreson të zgjerojë edhe më tej familjen. Të dy kanë vendosur gjithashtu të ndajnë një projekt ambicioz pune: do të prodhojnë verë. /albeu.com/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…