Në ceremoninë e hedhjes së shortit për sezonin e ri, ka folur për mediat edhe administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, i cili deklaroi se zikaltrit do të provojnë të mbrojnë titullin kampion dhe shmangu komentet për Antonio Conten.
“Conte është e shkuara tashmë dhe nuk dua të flas për të. Kemi emëruar Inzaghin, të bindur që do të bëjë shumë mirë dhe tani presim fillimin e një sezoni të ri. Është konfirmuar 90% e organikës së skuadrës që fitoi titullin, ndaj besoj se do të jemi konkurrues edhe këtë sezon”, u shpreh Marotta.
Achraf Hakimi është largimi i vetëm me peshë deri tani për zikaltrit, teksa Marotta pranon se zëvendësimi i tij nuk është aspak i lehtë dhe shmang komentet për emra të veçantë si Dumfries, Bellerin apo Nandez.
“Zëvendësimi i Hakimit nuk do të jetë i lehtë, pasi duhet shumë kreativitet. Dumfries apo Bellerin? Ka emra të shumtë, por të shohim si do rrjedhin ngjarjet. Nandez? Është një mesfushor shumë interesant, por në atë repart jemi të kompletuar”, tha Marotta.
Administratori zikaltër foli edhe për gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen, teksa nuk la pa komentuar as afrimin e Hakan Calhanoglu te Interi, me turkun që iu rrëmbye Milanit me parametra zero.
“Jemi të lumtur që gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet. Sa i përket rikthimit në fushë, duhen bërë shumë analiza dhe mbi të gjitha duhet kohë, për të parë ecurinë e rikuperimit. Gjithsesi kemi marrë Calhanoglu dhe nuk e sforcojmë rikthimin e Eriksen. Shëndeti i tij është mbi gjithçka”, u shpreh drejtuesi zikaltër.
Ish-zyrtari demokrat, Fatbardh Kadilli është shprehur i gatshëm të kandidonte për Bashkinë Tiranë, nëse do të merrte një ofertë nga…
Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha…
Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka…
VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë…
Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Gruaja me inicialet P.P., banuese në…
Policia e Tiranë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati…