Guisepe Marotta ka folur së fundmi për merkaton e Interit, ku ka zbuluar emrat që pritet të zbarkojnë në Milano, por edhe largimet e mundshme.
Administratori “zikaltër” u shpreh optimist për nënshkrimin me dyshën Dybala – Lukaku, që të gjithë interistet po ëndërrojnë duke e bashkuar me Lautaro Martinez.
None found
Marotta u shpreh se po punohet me afrimin e këtyre lojtarëve, por duhet ende shumë punë, ndërsa nuk mohoi se ka edhe një plan B.
“Nuk e di a do ta kemi mbyllur merkaton deri në nisje të grumbullimit, por me siguri Inzaghi do të ketë një pjesë të mirë të titullarëve në dispozicion. MKhytarian dhe Onana prezantohen gjatë kësaj jave dhe po punojmë edhe për Dybalën e Lukakun. I njohim cilësitë e tyre, por nuk janë akoma të Interit, pasi duhen krijuar kushtet e duhura ekonomike, megjithatë kemi edhe plan B”, u shpeh Marotta.
Mbrojtja do të jetë reparti që do të sakrifikohet për të arkëtuar para dhe për të balancuar financat, duke lënë të nënkuptohet se Milan Skriniar ka shmë pak gjasa mbetet në Milano edhe për sezonin e ardhshëm.
“Në mbrojtje është më e lehtë të manovrosh, pasi sulmuesit janë të paktë dhe të shtrenjtë. Bremer po monitorohet, pasi është mbrojtës për skena të mëdha, megjithatë Ausilio dhe Bacin po merren me negociatat”, tha Marotta./albeu.com
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…