sport

Marotta lëshon “Bombën” për futbollin italian

Beppe Marotta, drejtori menaxhues i Inter-it ka dhënë një intervistë për ‘Sole 24’ mbi gjendjen e futbollit italian.

Seria A dhe në përgjithësi futbolli italian janë në rrezil falimentimi. Qeveria dhe institucionet politike nuk mund ta injorojnë me këtë gjë. Ne kemi kaluar një periudhë të vështirë gjatë pandemisë, këto dy vjet nuk kemi marrë asgjë nga qeveria dhe institucionet politike. Kufijtë e rezistencës janë holluar në minimum. Duke qenë se shëndeti i tifozëve është i rëndësishëm për ne mbi të gjitha, ne kemi mirëkuptuar çdo masë që është marrë nëpër stadiume. Stadiumet janë kufizuar disa herë, madje së fundmi edhe me kapacitetin deri në 5 mijë tifozë.

Të lidhura

None found

Është një sakrificë e madhe për të gjithë ne e kuptoj, por do të prisnim më shumë konsideratë në masat e fundit të qeverisë si ligji i buxhetit dhe dekreti i Ristorit”.

Marotta nënvizon disa aspekte për t’u përmirësuar, por edhe veçantinë në nivel industrial të një bote që funksionon si pak të tjera.

“Mendohet se futbolli është ende bota e presidentëve ‘budallenj të pasur’ që hedhin para për qejf. Bota jonë po përpiqet të njihet për atë që është, por si ta bëjmë këtë për të injoruar faktin që futbolli profesionist është një sekto industrial si çdo tjetër? Që ka një xhiro para pandemisë prej gati 4 miliard euro dhe paguan çdo vit 1,2 miliard taksa? Të krijohet një model më i qëndrueshëm duke ulur pagat.

Futbollistët dhe sindikatat nuk mund të fshihen pas kontratave princërore të nënshkruara në epokën para Covid. Nuk mund të lejojmë të humbasim konkurrencën në favor të turneve të huaja. Do të ishte rreth vicioz. Nëse ka diçka, duhet të rrisim të ardhurat”, kështu është shprehu Marotta pa dorashka, në tentativë për të shpëtuar futbollin italian./ h.ll/albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago