Tirana po ndërton një skuadër me një pamje disi të re, pa hequr dorë nga identiteti i saj. Për sezonin e ardhshëm të Superiores, i cili nis më 22 gusht, bardheblutë ia kanë besuar drejtimin Dean Klafuriçit. Një rol të rëndësishëm përkrah teknikut kroat do të ketë edhe stafi i tij, ku bën pjesë zëvendëstrajneri Bojan Markovski, i konsideruar krahu i djathtë i Klafuriçit.
None found
Përmes një interviste të shkurtër të publikuar nga Tirana në rrjetet sociale, Markovski ka folur për përshtypjet e para në klub, punën gjatë fazës përgatitore dhe parimet mbi të cilat po ndërtohet skuadra. Ai ka treguar gjithashtu mënyrën se si pritet të luajnë kryeqytetasit në kampionat, ndërsa ka përcjellë edhe një premtim për tifozët besnikë.
Markovski e ka cilësuar shumë pozitive përvojën e deritanishme te Tirana. Sipas tij, që prej mbërritjes, ai dhe pjesëtarët e tjerë të stafit janë mirëpritur nga të gjithë në klub dhe kanë gjetur një atmosferë mjaft të mirë.
Zëvendëstrajneri ka theksuar se përshtatja dhe njohja mes të gjithë pjesëtarëve po përmirësohen çdo ditë. Ai është shprehur i lumtur për këtë periudhë, të cilën po e shijon, si dhe krenar që është bërë pjesë e projektit të Tiranës.
Gjatë përgatitjeve, skuadra po punon sipas filozofisë futbollistike të trajnerit. Synimi është krijimi i një ekipi me identitet të dallueshëm në lojë, i cili të shfaqet i disiplinuar, i organizuar mirë dhe konkurrues në secilën fazë të futbollit.
Në fushë, Tirana kërkon të luajë me intensitet dhe të jetë agresive në mbrojtje. Në fazën sulmuese, objektivi është që lojtarët të tregojnë guxim në administrimin e topit dhe krijimtari në avancim.
Markovski ka mbetur veçanërisht i impresionuar nga sjellja e futbollistëve. Ai ka vlerësuar gatishmërinë e tyre për të mësuar dhe për të pranuar ide të reja, cilësi që i konsideron thelbësore gjatë ndërtimit të një skuadre të re.
Sipas tij, mbështetësit do të shohin një ekip që lufton deri në çastin e fundit të çdo ndeshjeje. Futbollistët do të japin maksimumin dhe do të përpiqen të shkojnë madje përtej kapaciteteve të tyre.
Zëvendëstrajneri ka falënderuar tifozët e Tiranës për pasionin e jashtëzakonshëm dhe përkrahjen ndaj ekipit. Ai ka nënvizuar se në klub janë të vetëdijshëm për rëndësinë që ka skuadra për ta dhe se besnikëria e tyre vlerësohet shumë. Premtimi i stafit dhe ekipit është që të punohet çdo ditë me përkushtim maksimal, në mënyrë që stema të përfaqësohet në një nivel tjetër të lartë, të luftohet për skuadrën dhe mbështetësit të bëhen krenarë.
Në fund, Markovski u ka bërë thirrje tifozëve që ta përkrahin Tiranën gjatë gjithë këtij sezoni. Ai i ka cilësuar ata fuqinë dhe forcën e ekipit, duke theksuar se së bashku skuadra bëhet më e fortë. “Po ju presim në tribuna. Forca Tirona”, ishin fjalët e tij.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë të Himarës, ku një 32-vjeçare e lindur…
Banorët e Divjakës kanë vijuar pa u ndalur aksionin e tyre qytetar, duke shënuar këtë të hënë protestën e 53-të…
Ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Kosovën, Christopher Hill, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj…
Një bari po dyshohet se ua ndërpreu vizitën në Kosovë një grupi turistësh të huaj. Sipas denoncimit të turistëve, bariu…
Edhe sonte po protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. Është kjo dita e gjashtë…
Ndikimi i mundshëm mjedisor i inteligjencës artificiale po nënvlerësohet shumë, sipas një organizate për gjurmimin e mbeturinave që paralajmëron se…