Categories: sport

Maresca piketon Enzo Fernandezin si pasues të Rodrit te Manchester City

Manchester City e ka vendosur mesfushorin argjentinas të Chelseat, Enzo Fernandez, në krye të listës së objektivave për përforcimin e mesfushës, ndërsa klubi përgatitet për mundësinë që Rodri të largohet drejt Barcelonës.

Gianluca Di Marzio raporton se Enzo Maresca dëshiron të punojë sërish me lojtarin 25-vjeçar, të cilin e ka drejtuar më parë gjatë periudhës së tij në Stamford Bridge.

Të lidhura

None found

Ende nuk ka një marrëveshje mes dy klubeve, megjithatë pritet që interesimi i Cityt të bëhet më konkret gjatë këtyre ditëve.

Chelsea ndodhet në një pozitë të favorshme në negociata, pasi Fernandez ka kontratë deri në qershor 2032. Sipas raportimeve të ndryshme, kartoni i tij vlerësohet rreth 120 milionë funte, shifër që korrespondon me afro 140 milionë euro.

Lidhja profesionale mes Marescas dhe yllit argjentinas qëndron në themel të këtij interesimi. Trajneri i tanishëm i Cityt e njeh mirë mesfushorin nga koha kur punuan së bashku te Chelsea dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira profesionale me të.

Pas largimit të Pep Guardiolës, Maresca mori drejtimin e Manchester Cityt më 29 qershor, duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Një prej lëvizjeve të para që ai ka kërkuar në kuadër të planifikimit të repartit të mesfushës është afrimi i Enzo Fernandezit.

E ardhmja e Rodrit mund t’i japë një tjetër rrjedhë situatës. Mesfushori spanjoll, kontrata e të cilit me Cityn zgjat deri në vitin 2027, ka dhënë miratimin që të zhvillohen kontakte me Barcelonën për të analizuar mundësinë e një transferimi.

Përballë këtij skenari, klubi anglez duhet të ketë gati alternativa për një rol që mund të mbetet bosh përpara nisjes së sezonit të Ligës Premier. Fernandez konsiderohet kandidati ideal për ta zëvendësuar Rodrin në Etihad.

të fundit

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të enjte, një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.6 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…

2 minutes ago

Komisioni Evropian nën një sulm masiv kibernetik, cenohen sistemi i pagave dhe të dhënat e stafit

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe ngritur shqetësime për…

6 minutes ago

Protestë e Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut para Drejtorisë së korporatës

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…

10 minutes ago

Protestë në Prishtinë e KOMF-it dhe Rrjetit të Grave të Kosovës kundër alokimeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…

20 minutes ago

Paneli përzgjedhës fillon shqyrtimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, intervistat zhvillohen në Kuvend

Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…

21 minutes ago