Marcelo iu bashkua valës së solidaritetit ndaj Cristiano Ronaldos, duke ndarë me ndjekësit një fotografi simbolike nga periudha më e ndritur e tyre te Real Madridi.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale, braziliani shfaqet duke përqafuar Ronaldon në “Santiago Bernabeu”, teksa e shoqëroi imazhin me fjalët e thjeshta por kuptimplota: “Çfarë mund të them, Cristiano Ronaldo”.
None found
Ky reagim vjen disa ditë pasi Ronaldo u largua nga kampi stërvitor i Portugalisë, pas një takimi me trajnerin Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze, Pedro Proença. Më pas, vetë Ronaldo la të kuptohet se arsyet e këtij vendimi do t’i bëjë publike në një moment të caktuar.
Publikimi i Marcelos risolli menjëherë në vëmendje një nga dyshet më ikonike që ka njohur Real Madridi. Të dy lojtarët kaluan nëntë vite bashkë në të njëjtën skuadër, nga 2009 deri në 2018, duke krijuar një miqësi të veçantë si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.
Gjatë asaj periudhe, Ronaldo dhe Marcelo kontribuan në një nga epokat më të suksesshme të klubit madrilen, duke ngritur mes të tjerash katër trofe të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës dhe dy Kupa të Mbretit.
Kjo nuk është hera e parë që Marcelo shpreh hapur afërsinë me Ronaldon. Lidhja e ndërtuar gjatë viteve të artë në Madrid ka vazhduar edhe pasi të dy u larguan nga klubi.
Sidoqoftë, këtë herë mjaftuan një imazh i vetëm dhe disa fjalë të shkurtra për të zgjuar nostalgjinë e një epoke të paharrueshme në “Bernabeu” dhe për të dëshmuar se raporti mes dy ish-shokëve të skuadrës mbetet po aq i fortë edhe vite pas ndarjes së tyre në aspektin sportiv.
Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisur marshimin në…
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave përcakton mënyrën se si do të monitorohen subjektet që ushtrojnë veprimtari me bimën e…
Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë këngëtaren Eli Fara në lidhje me videot intime, vëmendjen e ka tërhequr edhe…
Situata e zjarrit të rënë pasditen e kësaj të premteje në Peqin po përkeqësohet. Flakët që kanë përfshirë fshatin Galush…
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi të premten se partitë arabe mund të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për…
Edhe sonte po mbahet protesta “Në emrin tim” në sheshin e Prishtinës kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Organizatori i…