Categories: sport

MARCA: Pjanic dështim, Benzema lojtari i sezonit dhe Pedri zbulim

Një vit më parë shkëmbimi, Pjanic-Arthur u konsiderua një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së futbollistëve. Një vendim që mendohej se do t’i shtonte cilësi mesfushës së Barcelonës dhe fleksibilitetin lojës së Juventusit. Megjithatë, Pjanic te “blaugranat” dhe Arthur te bardhezinjtë nuk i kanë përmbushur pritshmëritë, duke vënë në dyshim serioz dobinë e tyre taktike në skuadrat respektive.

Sidomos përvoja katalanase e boshnjakut ishte e mbushur me zhgënjime dhe përjashtime. Mjafton të kujtosh që mes fundit të shkurtit dhe mesit të majit nuk shkeli kurrë në fushën e lojës në La Liga. Vetëm 19 ndeshje në total, pa qenë ndikues në golat e shënuar nga Barcelona.

Të lidhura

None found

Shumë pak për një lojtar i cili, gjatë këtij viti, ka humbur progresivisht pozicionet në hierarkitë e Ronald Koemanit, deri në pikën që është shndërruar plot trishtim rezervë e mesfushorëve De Jong, Busquets dhe e të riut Pedri.

Kjo performancë e dobët ishte e mjaftueshme që lexuesit e “Marca”-s, gazetës së përditshme spanjolle, ta konsiderojnë Pjanicin si blerjen më të keqe sezonale në Spanjë me 62% të preferencave, një “vlerësim” që Pjanic sigurisht nuk do të mund ta kapërdijë lehtë.

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka fituar çmimin MVP i sezonit, edhe pse kontributi i tij nuk mjaftoi për t’i çuar “Los Blancos” drejt suksesit në LaLiga, Kupën e Mbretit apo Champions League.

Mesfushori i ri i Barcelonës, Pedri, u zgjodh zbulimi i sezonit. Ishte pikërisht 18-vjeçari që me 3 gola në 37 ndeshje në LaLiga kontribuoi në lënien në hije të Miralem Pjanicit.

Blerja më e mirë u votua Luiz Suarez, heroi i Atleticos së Madridit, që pasi u konsiderua i padobishëm te Barcelona, udhëhoqi “Los Colchoneros” drejt titullit kampion, duke i bërë drejtuesit “blaugrana” të pendoheshin për vendimin e marrë për ta ndarë nga Messi. Sa i përket trajnerit më të mirë, nuk kishte dyshime që fitues do të ishte Diego Pablo Simeone.

 

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

1 minute ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

15 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

18 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

45 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago