Trajneri Rolando Maran, po flet para ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi. Ky takim është rezervuar më 26 shtator(nesër) në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Para raundit të parë, trajneri italian po thotë fjalën e tij në konferencë për shtyp. Për të është sfida e parë zyrtare në stolin kuqezi.
None found
“Bjellorusia dhe taktika ndaj tyre? Bjellorusia ka treguar se është skuadër kompakte e fortë, po bën një rrugëtim të mirë dhe kemi shumë respekt për këtë skuadër, këtij ekipi që do zbresë në fushë. Por përtej kësaj, ndalem këtu, se jam mësuar të përqendrohem te ekipi im që është përgatitur në mënyrë fantastike. Kam parë dëshirën për të punuar dhe për të gjetur stimujt e duhur përtej kundërshtarit, për mua kjo është gjëja më e rëndësishme, që të përqendroheshim te cilësitë tona.
Cilësinë tonë të karakterit e kam parë, kam parë sy të ndryshëm, kam parë dëshirë për të bërë, për të provuar e gabuar, por për të gabuar në aspektin që të mund të përmirësohemi. Për mua janë këto kushtet e duhura për të përballuar këtë ndeshje ndaj një skuadre që respektojmë shumë.
Formacioni dhe dyshimet? Po, nesër nis me të vërtetë aventura ime si trajner i Shqipërisë, është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë, e kjo më stimulon më shumë. Idetë janë të qarta, kemi pasur ndonjë problem fizik, më është dashur të lë pushim lojtarët sidomos në një repart që kemi pasur mungesa. Por kush do të shkojë në fushë, do të shkojë për të bërë një ndeshje të mirë.
E vërtetë që disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësinë që të stërviten vazhdimisht. Nga mungesa, kemi provuar gjëra të reja dhe kam marrë disa përgjigje shumë të mira. Asllani dhe Shehu do të jenë të dy në stërvitje sot. Mbrëmjen e sotme do kem hapësira për të zgjedhur rrugën e duhur. Kanë qenë ditë impenjative, por që më kanë dhënë përgjigje shumë të mira. Dhe nëse disa lojtarë nuk do kenë mundësi të luajnë 90 minuta, kjo na jep mundësinë për të zgjedhur dhe për të zbritur në fushë një skuadër që është e gatshme për të luftuar dhe për të bërë më të mirën.
Balliu nuk u zëvendësua? Në fakt nuk jam i shqetësuar. Kemi lojtarë të tjerë për mënyrën si dua ta interpretoj lojën. Është Sina, varet çfarë do kërkoj. Ismajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë dhe besoj do kemi zgjedhje.
Lojtarët? Padyshim tani i njoh më shumë. Kam fatin që kisha, përveç grumbullimit të parë, edhe këto muaj për t’i parë direkt apo për t`i parë me video. Padyshim për mua është ndryshe tani, tani kam ide më të qartë, edhe pse i njihja më përpara, por duke u thelluar. Janë lojtarë të cilëve u kam njohur disa karakteristika që nuk i njihja në detaj. Pastaj lojtarët ndryshojnë në momente të sezonit, ka lojtarë që po vuajnë apo janë në ngritje. Unë duhet të jem i vëmendshëm, nuk është vlerësim përfundimtar por edhe i momentit me klubet e tyre apo edhe me ne. Të them emra është e vështirë, jam munduar të thërras ata që janë në gjendje të mirë, apo më të përshtatshmit. Në disa role jemi pak në vështirësi, por kjo është zgjedhja ime, edhe pas shumë pune të bërë.
Ndryshim skeme gjatë ndeshjes? Bjellorusia po vjen nga një periudhë e mirë, ka bërë rezultat në 6 ndeshje radhazi e do të thotë diçka. Për ne duhet të jetë stimul, përtej respektit ndaj kundërshtarit që duhet të çojmë nivelin e vendosmërisë dhe gjatë ndeshjes ka më shumë solucione dhe kam fatin që mund të zgjedh në bazë të lojtarëve e zgjidhjeve që kam në mendje. Ne kemi punuar në më shumë se një gjë për të përballuar momentet e ndeshjes. Shpesh ka ndeshje brenda ndeshjes dhe duhet të jemi të aftë t’i interpretojmë e ne jemi përgatitur për këtë.
Lojtarë bjellorus? Nuk më kujtohen emrat. Kam vënë re që janë persona shumë punëtorë dhe fizikisht shumë të aftë, janë gjithmonë në krye të punës.
Qëllimi ynë është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbasim ekuilibrin. Nuk ka rëndësi të kesh gjithmonë topin në posedim, por çfarë bëjmë në momentin që e kemi topin dhe nëse e humbasim, si e interpretojmë lojën. Ka ndeshje brenda ndeshjes. Nga ndeshjet e muajit qershor, kemi marrë disa mësime sa i përket mënyrës si kemi reaguar kur kemi humbur topin. Rezultati jo gjithmonë përcaktohet nga detaje të tilla, por fokusi është të bëjmë ndeshjen më të mirë nesër.
Sigurisht që gjatë një ndeshje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë, me kurajo dhe koshientë mbi të gjitha për punën që kemi bërë. Dhe atë ta interpretojmë në fushë”, tha trajneri.
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në një shkollë fillore në Trepuzzi, në provincën e Leçes, Itali, ku një nxënës 6-vjeçar…
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Nju Jorku se Shqipëria ka pësuar një transformim të thellë gjatë viteve të fundit, duke…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin këtë të premte, ku janë përplasur dy automjete, një “Mercedes-Benz”…
Për herë të parë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, por edhe në vendin tonë, brenda një dite u kryen me…
General Motors po përgatit një motor të ri V8 me turbo-dizel, me vëllim prej 8.3 litrash, për kamionçinat e tij…
Një numër organizatash të shoqërisë civile përmes iu drejtuan me një letër Amnesty International, duke kërkuar që të sqarojë deklaratën…